Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK! Merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm për abuzimet me tenderat e rrugëve

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

 

Gentian Gjyli po pyetet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.

Drejtori i ri i ARRSH-së qëndroi në SPAK për më shumë se 1 orë dhe në momentin e largimit nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme heshti para mediave kur u pyet lidhur me arsyen e marrjes në pyetje.

Gentian Gjyli, i cili morin postin më 28 Mars duke zëvendësuar Evis Berberin, ka qenë në qendër të raportimeve mediatike lidhur me procedura tenderuese të dyshimta të lidhura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Kujtojmë që ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Belinda Balluku, përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abuzive, 3 në kohën që ishte Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH.

Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro. Përveç Berberit, në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM, që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë.

Artikulli paraprakMark Rutte u bën thirrje anëtarëve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes: Rusia nuk është e vetme, ka Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut në anën e saj
Artikulli tjetërAnaliza/ Presing i lartë dhe krahë fluturues, si Hansi Flik çarmatosi Realin në finalen e Superkupës