Një skandal I rëndë ka ndodhur në Kukës, aty ku me çdo mjet kandidati socialist Safet Gjici po mbledh votat. Tezat e provimit të Maturës, që zhvillohet sot, janë shpërndarë paraprakisht tek nxënësit dhe jo më kot.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë që vjen nga Kukësi me fotografi, me këtë shënim: “Narkodrejtorët e shkollave shpërndajnë tezën e provimit! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxënësit dixhital!”
Përshëndetje Doktor Berisha!
Sot është provimi i parë i Maturës në Kukës, gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjimnazit “Havzi Nela”, Vjollca Gashi, anëtare e Kryesisë së PS, vegël e Safet Gjicit dhe drejtorit të Drejtorisë Arsimore, Skënder Ahmetit, po shpërndajnë tezen e provimit në shkëmbim të votave, për fëmijët e nënës parti!