Drejtori i CIA-s që u bë President

Robert PAPA

Xhorxh Bush, 13 vjet përpara se të bëhej president, kishte qenë drejtor i CIA-s. Kur i propozuan të bëhej drejtor i CIA-s, ai ishte kapur në befasi. 1 nëntor 1975. Ai shërbente si Ambasador në Kinë. I kishte ardhur një telegram nga sekretari i shtetit të presidentit Ford. Kisinger i lajmëronte “disa spostime, ndërmjet tyre, do ishte edhe transferimi i drejtorit të CIA-s, Bill Colby. Presidenti pyet, nëse ju pranoni propozimin si Drejtori i ri i CIA-s.”
Bush mendoi se kjo do dëmtonte të ardhmen e tij politike. Në një takim, kryetari Mao, i kujtoi atij, se puna e re, veç të tjerash, ishte një promocion. Bush vuri dy kushte, të cilat u pranuan. Ai duhej të kishte akses direkt te presidenti, dhe do zgjidhte vetë, si stafin, edhe zëvendësin e tij. I jati i tij, Prescot Bush, kishte qenë senator republikan i Kënetikatit 1952-1963. I jati i tij kishte qenë një mbështetës i CIA-s. Në një intervistë në vitin 1966, ai thoshte:
”Unë kam qenë dhe jam një admirues i madh i Allen Dulles. Edhe “Pig of Bays” ka qenë një operacion i planifikuar mirë, por dështoi se Kenedi nuk e mbështeti. Ne duhet ta rrëzojmë Kastron tani. Unë kam qenë dhe jam, në favor të këtij rrëzimi.”(OH Prescot Bush, fq 405-11)
Në janar të vitit 1976, Xhorxh Bush bën betimin si drejtor i CIA-s. Shumë e cilësuan si një politikan ambicioz, që do të keqpërdorte agjencinë për qëllimet e partisë së tij. Cord Meyer, i cili u kthye në CIA, nga një post jashtë shtetit, thotë se :”Bush luftoi të mbronte objektivitetin dhe pavarësinë e agjencisë.” (Meyer. Facing Reality, fq 225-6)
Edhe kur hyri në Shtëpinë e Bardhë, Bush fliste mirë për spiunët e CIA-s: “ Jam i sëmurë dhe i lodhur, nga ata në arenën politike, apo edhe media, që nuk bëjnë gjë tjetër, por vetëm mërzisin dhe kritikojnë komunitetin e spiuanzhit. Duke ua bërë më të vështirë detyrën. Askush nuk pret që askush të jetë 100 % korekt apo 100% perfekt.” (PP Bush 1991. fq 1391 vol II).
A donte të vriste CIA, kryemnistrin britanik?

Bush kishte marrëdhënië të mira me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të presidentit Ford, Brent Scoucroft, por nuk pati sukses në lidhjet e spiunazhit mes Britanisë dhe SHBA-së. Kryeministri britanik, Harold Uillson, i cili dha dorëheqjen më mars 1976, kishte kohë që deklaronte se CIA dhe Shërbimi Sekret Britanik, donin ta vrisnin. Gjatë një vizite në Londër, Bushit iu kërkua që ta risiguronte britanikun se CIA, nuk kishte plan për vrasjen e tij. Pas takimit me kryeministrin Uillson. Bush ka thënë:
” A është i çmendur ky njeri? Ai nuk foli gjë tjetër, por vetëm se si e përgjojnë dhe e spiunojnë.” (Philip Ziegler.Uilson London. 1993. fq 721)
Bushit, i pëlqeu aq shumë posti i drejtorit të CIA-s, aq sa, kur Karter fitoi si president, i kërkoi që t’i shërbente akoma. Karter nuk pranoi as kërkesën tjetër që Bush të vazhdonte edhe për disa muaj te CIA, të vazhdonte reformat e nisura. Sipas Bushit, posti te CIA, ishte mbi politikën. Më vonë Bush do thoshte: ”Puna te CIA, ka qenë puna ime më e mirë në Uashington.” (Turner. Secrecy and Democracy. Fq 24-25)
Në vitin 1988, ai zgjidhet president. Stili i tij :Sa më shumë telefonata dhe takime direkte. Gjatë vitit të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai kishte 195 telefonata dhe 135 takime me liderë botërorë.(Mullins and Vildavsky,”The procedural Presidency of George Bush, f 43)
Çdo ditë në orën 8 të mëngjezit, ai takohej me stafin drejtues të CIA-s, drejtuar nga Uebster. Ai u telefononte rregullisht analistëve të CIA-s me pyetje të ndryshme. Nga fillimi i presidencës s tij, analistë të CIA-s, po raportonin për mundësinë e reformave nga Gorbachev. Bush ishte i paduruar. Më 27 janar, 1989, i pyetur për lidhjet me BS, ai u përgjigj:
“Pozicioni ynë eshtë.. le të presim.A kemi akoma probleme; a kemi akoma paqartësi, a jemi , akoma, të pasigurtë në parashiket tona për BS? Ju them PO, por duhet të durojmë.”(PP Bush.1989 vol I, fq 23)
Sipas, CIA-s, Bush ishte për një :”pauzë të ndërgjegjshme.”
Në prill CIA, paralajmëron Bushin se mund të ndodhte një grusht shteti kundër Gorbachevit..Gates, në një fjalim në Bruksel, më 1 prill, parashikoi “një trazirë të stërgjatur në BS” Sipas tij, as Gorbachev e as struktura aktuale, nuk mund të kryente dot reformat. Sekretari i shteti, James Baker ,u ankua për këtë fjalim të drejtorit të CIA-s. Bush, heshti.Një analizë e CIA-s, nuk i jepte Gorbachevit më shumë se 3 vjet në pushtet. ( Gates. CIA and the Collapse of Soveit Union. Fq 5)

10 maj. Në kodrat Lenin, në periferi të Moskës, Baker takohej me Eduard Shevardnazden. Të nesërmen ai pati një orë takim privat në Kremlin me Gorbachev. Kur Gorbachev u prezantua me delagacionine Bakerit, shefi i Kremlinit i tha Gates:
” Unë e kuptoj se Shtëpia e Bardhë ka një qeli speciale me detyrën të disktretitojë Gorbachev.Kam dëgjuar se ju jeni me këtë detyre z.Gates.” Iu kthye Bushit: ”Nëse i zgjidhim mirë problemet mes nesh, z.Gates do mbesë pa punë.’(Beschols and Talbot, At the Highest Levels. Fq 309)
Gates ,kishte qenë zv/drejtor i CIA-s , në kohën e Reganit, dhe kishte dështuar të kuptonte perestroikan apo, mendimin e ri për politikën e jashtëme. Bush ishte kureshtar mbi rolin ndikues të KGB-së në emërimin e Gorbachevit, ashtu si rusi ,për rolin e CIA-s te Bush. CIA dyshonte se KGB-ja , nën drejtimin e Vladimir Kruychkovit ( i cili kishte shoqëruar Gorbachevin në vizitën e tij në Uashington në dhjetor të vitit 1987), po përgatiste një grusht shteti. Nga filllimi i vitit 1989 ,ai kishte habitur Uashingtonin, kur për herë të pare shefi i KGB-së ftonte në zyrën e tij ambasadorin amerikan.
Gorbachev ishte aktori kryesor
Po luhej, drama e madhe, po binte perdia e hekurt mes dy kampeve, por Bush , vazhdonte të kishte problem me mungesën e vizionit. Nju Jork Times, kishte një editorial, ku theksohej fakti se “po zbriste një anije nga kozmosi. Ata po i aviteshin “Planetit Tokë”, duke pasur një kërkesë: ”Më çoni te lideri juaj”, por te Lideri i “Planetit Tokë”. Sipas, Nju Jork Times, pa asnjë lloj dyshimi, anijen do ta dërgonin drejt e te Gorbachev.
Bush i është ankuar Scovroftit:”Unë u lodha, dhe më duket sikur më rrahin për ditë , ngaqë nuk kam vizion dhe duke lënë Gorbachev të drejtojë shfaqjen.” (Beschols and Talbot, At the Highest Levels. Fq 73-74)

E ardhmja e bllokut sovjetik, nuk po parashikohej dot as nga administrata e Bushit, as nga CIA, por nga disa specialistë jashtë saj, si rasti i Brzezinskit, i cili parashikonte “ epokën pos-tkomuniste”. Ai theksonte se: ” Ky është një shndërrim masiv , monumental. Komunizmi i dha formë shumicës së shekullit, tani ka ardhur drejt fundit.”
Më 18 qershor, Bush i shkruan një ftesë sekrete Gorbachevit. Aty do ishte zv/presidenti Quale, Baker, Scovroft dhe Gates. Nuk ishin ftuar Vebster dhe Dik Cheney. CIA, dukej sikur parapëlqente Yelsinin. Gates, njofton Bushin, se : “Yeltsin ishte për vizitë dhe ju duhet ta takoni. Ndryshimi mes Gorbachev dhe Yeltsin është se Gorbachev mendon se socializmi mund të riparohet, kurse Yeltsin është për shkatërrimin e tij.’”
Bush nuk donte të prishej me Gorbachev dhe ra dakort që Yeltsinin ta prisnin në Shtëpinë e Bardhë , Scovroft dhe Gates. Bush mund të vinte më vonë , sa t’i jepte dorën. Yeltsin ishte skandaloz. Pijanec dhe pa klas. Gates kujton:
“Nuk mund ta nënvlerësosh se sa katastrofë ishtë ai udhëtim. Ishte një vizitë, ku Yeltsin u bë tapë në John Hopkins University. Ishte një vizitë kur Kondi Rice (Ekpserte e BS në NSC) e solli atë në Shtëpinë e Bardhë dhe ai ngriti krahët, duke refuzuar te ecte pa një garanci se do takonte presidentin. Kondi e ka marrë me shkelma sipër , nëpër shkallë, dhe ai ndaloi, në mes të shkallëve duke refuzuar të ecte, nëse nuk vinin me të edhe anëtarët e delagacionit. Kondi e ka shkelmuar më fort dhe ai erdhi e u shtri në një kolltuk dysh. Foli idetë më të jashtëzakoshme, se si duhej sjellë perëndimi ndaj zhvillimit ekonomik të Rusisë, duke filluar më ndërtimin e 2 milionë aparatmenteve dhe një rajon të tërë provincial të Rusisë, ta merrte Perëndimi si një fermë eksperimentale. Scovroftin e zuri gjumi gjatë bisedës. Bush erdhi më vonë dhe ndenji 15 minuta. Bush u bind se Gorbachev ishte qendra e BS e jo Yeltsin. “( Dr. Gates interviestë për Ch.Andrju.March 1994)
22 gusht, Gorbachev telefonon sekretarin e përgjithshëm polak, Mieczyslav Rakovski të merrnin pjesë me qeverinë e Solidarnostit.Bush deklaronte:”Besoj se reagimi i z. Gorbachev ndryshoi situatën në Poloni. Shpresoj se ky ton i ndryshimeve të shpejta do ndodhë në gjithë Europën Lindore, jo vetëm në Poloni.” (PP.Bush1989.Vol 2, faqe 1471)
25 tetor. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtëme të BS, Gennadi Gerasimov, deklaroi se Doktrina Brezhnev vdiq. “Ne tani kemi doktrinën Sinatra.”
Bush do takohej me Gorbachev në Maltë. Ishulli u propozua nga vëllai i vogël i Bushit, Bucky, i cili e kishte parë ishullin e Maltës vetëm në verë. Në dhjetor, ishtë një stuhi e madhe në det. Bush shkoi. U quajt “sea-sick meeting”. Para takimi, ku i zuri deti. Ishte stuhi dhe dy liderit u takuan në luftanijen sovjetike Maxim Gorky. Takimi u mbyll më 3 dhjetor. Ata dolën para shtypit. Bush vendosi të ndihmojë Gorbachevin.

Artikulli paraprakKryemadh: Rama shkatërroi të ardhmen e të rinjve shqiptarëve!
Artikulli tjetërLefter Gështenja zgjidhet kreu i degës nr.7 të PD-së në Tiranë