Drejtori i Doganës aksidenton 3 familjarë në Berat dhe lihet i lirë

Tre pjesëtarë të një familjeje janë aksidentuar rëndë mesditën e djeshme në Berat, si pasojë e një aksidenti ku është përfshirë dhe drejtori i Doganës, ndërkohë që policia ende nuk bën të ditur asgjë në lidhje me shoqërimin e këtij të fundit. Aksidenti ndodhi në aksion nacional Berat-Lushnjë, në dalje të Urës Vajgurore, ku një mjet tip “Benz” me targa AA 843 PE, që drejtohej nga drejtori i Doganës në Berat, Mirjan Prifti, është përplasur me mjetin tip “Opel”, që drejtohej nga 19-vjeçarja me inicialet A.T.
Kjo e fundit mësohet se udhëtonte në drejtim të qytetit të Durrësit, ku jetonin prej disa kohësh së bashku me vjehrrën e saj, shtetasen me inicialet E. B, 64 vjeçe dhe vjehrrin e saj, shtetasin me inicialet S.B, 69 vjeç, në momentin që është përplasur me mjetin tip “Benz” që udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe drejtohej nga 36-vjeçari, banues në Fier.
Përplasja e dy mjeteve që udhëtonin në krah të kundërt me njëra-tjetrën ka qenë e fuqishme dhe mjeti tip “Opel”, ku udhëtonin familjarët ka dalë krejtësisht nga rruga, duke u përplasur me bordurën mbrojtëse.
Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se janë plagosur të tre personat që udhëtonin në mjetin tip “Opel” dhe menjëherë janë dërguar në Spitalin Rajonal të qytetit të Beratit. Burime nga Reparti i Kirurgjisë bëjnë me dije, se të tre të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë shëndetësore, ndërkohë që 64-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.
Menjëherë pas marrjes së informacionit. ekspertët e Qarkullimit Rrugor mbërritën në vendin e ngjarjes, ku konfirmuan se drejtuesi i mjetit tip “Benz” është drejtori i Doganës dhe se po punohet për të zbardhur motivet e këtij aksidenti.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me ndonjë shoqërim të mundshëm të Mirjan Priftit, i cili sipas policisë ka marrë vetëm lëndime të lehta.
Burime nga Reparti i Kirurgjisë bëjnë të ditur se të tre të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë shëndetsore, ndërkohë që 64-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Bëhet gjithashtu e ditur se dy të plagosurit e tjerë ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve të Beratit. Ndërkohë, drejtori i Doganës është ndaluar nga policia.

Artikulli paraprakHumb jetën një 6-vjeçar në spital, dyshohet nga gripi
Artikulli tjetërZonat e varfëra të Pukës në mjerim të plotë nga izolimi prej motit