Drejtori i institutit “Piepoli” e pranon: Nuk kemi pyetur për Bashën në sondazhet tona

Në emisionin “Frontline” u diskutua sondazhi i tretë i Institutit “Piepoli”, ku u pa përqindja e partive politike dhe pëlqyeshmëria e drejtuesve të këtyre partive.

Në lidhje skype, presidenti i këtij instituti Livio Gigliuto foli për mekanizmin e përdorur, për numrin e të pyeturve dhe për marzhin e gabimit.

Teksa në një moment, ndërhyre gazetari Poli Hoxha, i cili u shpreh se ky sondazh nuk përkon me zhvillimet e fundit dhe me aktivitetin politik të Lulzim Bashës, duke i bërë një pyetje të drejtpërdrejtë.

Hoxha e pyeti në është përfshirë Lulzim Basha dhe grupimi i tij politik në pyetësorin e këtij sondazhi apo jo, sepse nëse del në këto shifra që ju e paraqisni, i bie që ditët e fundit të mos ketë ndodhur asnjë gjë në Shqipëri.

Livio Gigliuto e pranoi live se Lulzim Basha dhe Koalicioni Euroatlantik nuk janë përfshirë në sondazhin e tij, duke mos qenë në pyetësorin drejtuar qytetarëve, mirëpo një pyetje e tillë mund të përfshihet në sondazhet e ardhshme.

Kjo është hera e parë kur një kompani zhvillimi sondazhesh e pranon live që nuk e ka përfshirë emrin e Bashës në sondazhet e saj.

Video më poshtë:

Artikulli paraprakPresidenca e Kosovës kundërshton propozimin për shtrenjtim e energjisë elektrike
Artikulli tjetërPSD rikthen kandidatë “të dënuar” në zgjedhjet parlamentare