Drejtori i Përgjithshëm shtyp grevën e urisë në Burgje

Pas shpërthimit të grevës në të gjitha Burgjet e vendit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka urdhëruar shtypjen me forcë të grevës duke transferuar organizatorët në brgje të tjera. Ky vendim është marrë pasi në mjaft burgje, grevistët kanë kërkuar largimin e Ismailit.

Në një kohë kur është etiketuar si një nga nxitësit e grevës së urisë në bùrgun e Peqinit, Verdi Morava është transferuar së fundi në burgun e Burrelit, gjë që sipas të atit të tij Dielli Morava është e gabuar, pasi ata nuk mund ti çojnë rrobë dhe ushqim.

Shqetësimin për të birin, Dielli Morava e ka shprehur dhe përmes një mesazhi që i ka çuar drejtorit të përgjithshëm të bùrgjeve, Agim Ismaili, të cilit i kujton se Verdi është i sëmurë, dhe se Burreli ndodhet shumë larg vendit ku jeton familja e tij.

”Zoti Agim! Nuk po e kuptoj levizjen e juaj qe keni bere duke e transferuar Verdin nga Peqini ne Burrel. Me gjendjen e tij shendetesore, ku ai ka kerkuar te shkoje ne vizite mjekesore ne spital per t’ju nenshtruar analizave mjekesore. Me veprime te tilla mua po me lini te kuptoj se ju keni forcen dhe nuk doni t’ja dini per shendetin dhe jeten e tim biri. Nga takimi qe pata me ju shpresova ne mirekuptimin e juaj per zgjidhjen e kesaj situate.

Mos harroni  jam ne moshen 78 vjecare dhe mundesite per ta takuar tim bir jane te pamundura atje ku e keni cuar. Ndaj ju kerkoj ta ktheni serish atje ku ishte dhe mos agrovojme me shume situaten. Ju lutem me vini ne dijeni per gjendjen shendetesore te djalit.

Dje kur fola telefon mu ankua se ishte ne gjendje te rende dhe i mungojne mjekimet, kur e kane levizur e kane mare pa veshjet e nevojshme dhe me pantofla.

Jam ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj. Me respekt Dielli Morava”, thuhet në mesazhin që Faxëeb.al disponon. Ndërkohë që Ismaili i ka kthyer përgjigje 78-vjeçarit, duke i thënë se lidhur me transferimin e Verdit do të ketë një përgjigje zyrtare nga ana e IEPV-së.

Kujtojmë se Verdi Morava është arrestuar në Mars  të 2014 dhe i dènuar nga Shkalla e Parë me 13 dhe nga Gjykata e Apelit me 10 vjet bùrg në Nëntor të 2016. Çështja ka kaluar në Gjykatën e Lartë, por me mos funksionimin e saj çështja për familjen Morava mbetet pezull.

Fillimisht Morava ka qëndruar në Bùrgun 313 në Tiranë, pastaj është zhvendosur në Fushë-Krujë, duke vijuar më pas Peqin. Morava është akuzuar për financim të ekstremizmit, rekrutim të besimtarëve dhe përçarje fetare, akuza që sipas familjes organi i akuzës nuk i ka faktuar. Verdi para 2 vitesh bëri grevë urie për moszbatim të rregullores së bùrgut, për 37 ditë.

Ai ka paraqitur ankesa të hapura ndaj institucioneve kryesore në vend. 53-vjeçari, Verdi Morava thotë i ati, Dielli Morava, ka pasur ankesa ndaj drejtuesve të bùrgut të Peqinit për shkelje të drejtat e të bùrgosurve. Nuk i janë lejuar takimet me familjen, ushqimi është i njëjtë çdo ditë, refuzimi i uljes së masës së dènimit, nuk respektet afatet për uljen e dènimit që bëhen çdo 6 muaj përmes Gjykatës së Rrethit që i përket bùrgut.

Verdi ka nisur grevën e urisë prej 7 ditësh, ndërsa u izulua nga institucioni që ai pretendon se nuk ka asnjë motivim. Pas 2 ditësh nga izolimi, drejtori i përgjithshëm i bùrgjeve, Agim Ismaili, thotë Dielli i ka komunikuar se do ta mbanin vetëm 5-6 ditë në izolim, pastaj do e nxirrnin. Por ndodhi e kundërta. Sipas Diellit, në vend që ta nxirrte e dërgoi në Bùrgun e Burrelit.

Prej datës 5 Tetor, Verdi ndodhet në një dhomë me të dènuar të tjerë në këtë bùrg, jo në izolim. Ndërkohë familjarët thonë se ligji parashikon se çdo i bùrgosur duhet të jetë sa më afër vendndodhjes së familjes. Dielli thotë se i biri ka kërkuar para se të transferohej, të dërgohej në Spital, pasi ka qenë me temperaturë dhe dyshonte mos ishte infektuar me Covid, por që as sot sipas Moravës, nuk i është bërë një vizitë në spital. Dielli Morava kërkon respektimin dhe zbatimin e ligjeve dhe të drejtave të të bùrgosurve.

Artikulli paraprakZhabat e majmura!
Artikulli tjetërTransferimi i James tek Everton cilësohet si “vjedhja e dekadës”