Drejtori i Policisë, 37 mijë euro kesh në shtëpi!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka deklaruar se ka 37 mijë euro kesh në shtëpi. Open Data Albania ka publikuar formularin e vetëdeklarimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ajo që bie në sy është shuma 37 mijë euro që numri një i policisë mban CASH në shtëpi. Në statusin në “Facebook” Open Data Albani ngre dyshime për një shkelje të mundshme ligji nga ana e drejtorit Çako, duke cituar edhe nenin që rregullon çështje të deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë.
PARA DHE PUSHTET
Në statusin e Open Data Albania shkruhet se, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vetëdeklaron se në datën 31 dhjetor 2016 ka Cash (në kasafortë, jastëk apo kudo tjetër) vlerën prej 37 000 euro. Shembull jo i mirë për qytetarët që duhet t’ia lehtësojnë punën policisë, duke mos “provokuar dhe ndjell” hajdutët me para nën jastëk e në banesë.
Një pyetje tjetër është: A ka shkelur kreu i Policisë së Shtetit Ligjin. Neni 4/1 i Ligjit që rregullon çështje të deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë. Ky ligj parashikon se: “Subjektet që plotësojnë deklarimin për herë të parë, sipas nenit 5/1, të tij, nuk mund të mbajnë dhe të deklarojnë gjendje në CASH, jashtë sistemit bankar, mbi shumën 1,5 (një presje pesë) milionë lekë. Për subjektet që deklarojnë sipas nenit 5/1, të këtij ligji, depozitimi në institucionet bankare i gjendjeve CASH mbi vlerën e parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, është i detyrueshëm përpara dorëzimit të deklaratës së interesave private në ILDKPKI”.
Nëse ky rregull vlen për datën fillestare të deklarimit a është detyrim ligjor për t’u respektuar gjatë gjithë periudhës nën detyrim ligjor për deklarim???

Artikulli paraprakQeveria ndëshkon edhe fëmijët diabetikë
Artikulli tjetërFaqja e pare