Plantacionet mbrohen nga Gazmend Demrozi me punonjësit e policisë, Sokol Doci e Gjergj Marku
Në Komunën Shalë, në fshatin Nicaj janë plantacione dhe 30 punëtorë që punojnë dhe mbrohen nga shefi i Komisariatit. Në fshatin Lotaj sipër fshatit janë plantacione, në fshatin Kaprre janë 20 punëtorë që punojnë dhe mijëra rrënjë dhe nuk i heqin
Plantacionet me kanabis në Dukagjin nuk shkatërrohen, sepse mbrohen nga drejtori i Policisë së Shkodrës, Gazmend Demrozi dhe vartësit e tij. Ky skandal është denoncuar nga një qytetar nga Shkodra nëpërmjet një mesazhi drejtuar ish-Kryeministrit Berisha. “Qytetari dixhital denoncon: Drejtorin e Policisë së Shkodrës, kushëriri i Saje qorrit, si dhe çunat e krimit për mbrojtjen e plantacioneve të kanabisit në Dukagjin! Sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.
“I nderuar z. Berisha, po ju shkruaj nga halli. Në Drejtorinë e Policisë Shkodër janë të implikuar të gjithë drejtuesit, të cilët nuk po asgjësojnë parcelat me kanabis, por vetëm të disa fshatarëve që nuk kanë mundësi me pague lekët. Në Komunën Shalë, në fshatin Nicaj janë plantacione dhe 30 punëtorë që punojnë dhe mbrohen nga shefi i Komisariatit, Gazmend Demrozi me punonjësit e policisë, Sokol Doci e Gjergj Marku dhe nuk hiqen. Në Komunën Shalë në fshatin Nenmavrirq në vendin e quajtur Cam janë plantacione dhe mbrohen nga Gazmend Demrozi. Në fshatin Lotaj sipër fshatit janë plantacione, në fshatin Kaprre janë 20 punëtorë që punojnë dhe mijëra rrënjë dhe nuk i heqin s’e mbrohen nga shefi i komisariatit me policët. Me prosi të drejtorit të madh të qarkut, në fshatin Pjeshuell, Radoj në Gimaj janë plantacione. Në Komunën Pult, në fshatin Xhaj janë plantacione ku dhe janë të informuar për konflikte me armë dhe nuk i heqin, në fshatin Gjuraj, Kuje, e Sum janë marrë mijëra euro”, përfundon mesazhi i qytetarit.
Policia e refuzoi, punëtori rrëfen në media për plantacionet e kanabisit
Një i ri bëhet dëshmitar i asaj çfarë ndodh në plantacionet me kanabis sativa në Dukagjin. Ai iu drejtua Policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës për të denoncuar plantacionet me kanabis, por siç tregon ai, asnjë prej tyre nuk i hapi dyert, ndaj ai vendosi që të tregonte historinë e tij tek televizioni ABC News. Punëtori i plantacioneve të kanabisit thotë se, muajt e fundit nuk kishte marrë rrogën, ndërsa nuk njihte asnjë prej personave që ishin kontrabandistë dhe kultivonin kanabisin.
-Ju keni punuar 2-3 vjet në plantacionet e kanabisit?
Po, është e vërtetë.
-Në cilën zonë?
Dukagjin.
-Kur ke punuar herën e parë?
Para 3-4 vjetësh.
-Sa kohë?
Rreth 5-6 muaj afërsisht.
-A ju kanë paguar dhe sa?
Premtonin për të paguar shumë, por pastaj paguanin keq dhe nuk më kanë paguar lekët.
-A i keni kërkuar lekët?
Po.
-A ju kanë dhënë?
Jo muajt e fundit sidomos jo.
-Si gjete punë te kultivuesit e kanabisit?
Muhabete shokësh, muhabete kafenesh se kush është trim punon me kanabisin, do ta kisha bërë vetëm prej hallit jo se jam kontrabandiast apo njeri kriminal po thjesht nga halli.
-Sa paguhet një ditë pune?
15 mijë të vjetra nga mëngjesi në darkë.
-Sa vetë punonin?
Rreth 20 veta bëheshin kur ishte koha e mbjelljes.
-Kultivuesit i njihnit?
Të gjithë ishin të panjohur, të tregoj kush më ka çuar atje s’është mirë se e ka bërë për mirë.
-Pse u largove?
S’më pëlqente mënyra se si silleshin, filluan të shanin dhe ofendime, nuk isha i sigurt, kisha frikë, më dukej vetja se isha në burg, me armë te koka, të gjithë kishin informacione se unë kisha punuar në një grup tjetër kriminal. Këta të gjithë thoshin se njihnin shefin e policisë. Kam qenë në polici, e kam denoncuar këtë fakt, por ata filluan të më bënin presion psikologjik, kush je ti të denoncosh shtetin, çfarë je ti, dhe unë kisha mbetur i frikësuar normal kur të bëjnë terror. Edhe kisha frikë se do dënohesha me burg, kur të dënohem me burg, kur dal unë?