Drejtori i Ramës mbron Lul Berishën, shan dhe kërcënon blogerin: Ta lokalizojmë, duhet zhdukur…

Pas publikimit që ka bërë në faqen e tij në Facebook të një fotomontazhi ku një personazh ishte edhe Lul Berisha, të cilit dy ditë më parë ju kontrollua shtëpia nga policia, blogeri Genc Sejko është sulmuar në mënyrë të ashpër me komente fyese nga mbeshtetësit e Ramës dhe nga drejtori i Zyrës së punës në Kukës.
Sejko është kercenuar nga komentuesi qe pas kerkimeve del se është drejtues i strukturave të PS-së, drejtor i zyrës së punës në Kukës, mik i Ramës, por edhe Taulant Ballës.

1(Kjo është MEMO që ka publikuar Genc Sejko per Lul Berishen)
Kështu e ka nisur mbremë vonë statusin e tij Genc Sejko, i njohur për memot ndaj Rames dhe në përgjithësi ndaj politikanëve në Shqipëri. Një drejtor i quajtur Ledian Halilaj, i del hapur në mbrojtje Lul Berishës dhe i kërkon ta heqë Lulin nga statusi, sepse ndryshe do ta lokalizojë vendin ku ndodhet në Londër dhe kushërinjtë apo të afërmit e tij me një mbiemër do ta zhduknin….

Exit mobile version