Drejtori i Tahirit aksident te parcelat e hashashit, policia fsheh ngjarjen!

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektimit në Ministrinë e Brendshme, Evi Robo, ka shkaktuar një aksident në Lushnjë, ndërsa policia ka fshehur ngjarjen. Skandali është denoncuar nga një oficer policie, i cili është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Drejtori i Saje qorrit i dehur bën aksident! Çunat e krimit fshehin aksidentin! Oficeri dixhital denoncon: Drejtori i përgjithshëm i inspekimit të Ministrisë së Brendshme, Evi Robo, krahu i djathtë i Saje Qorrit, i dehur dhe me shpejtësi të madhe bën aksident tek rrethrrotullimi në Lushnjë! Policia fsheh aksidentin!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Përshëndetje zoti Sali Berisha. Ju uroj nga zemra shëndet. Unë që po ju shkruaj jam oficer policie në Policinë e Shtetit. Në Rrethrrotullimin e Lushnjës, drejtori i Përgjithshëm i Inspektimit të Ministrinë Punëve të Brendshme, z.Evi Robo është aksidentuar, duke drejtuar mjetin e Ministrisë “Hunday” ngjyrë e zezë. Ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe në makinë shoqërohej me një drejtor tjetër të Ministrisë, me një Loran, Loran. Përveçse në gjendje të dehur, burim i aksidentit ishte dhe shpejtësia tej normave. Makina e blerë me taksat tona është komplet e shkatërruar dhe aksidenti nuk është bërë publik dhe është ushtruar presion ndaj strukturave vendore të Policisë për të mbyllur gjithçka për të mos bërë publike asgjë. Zoti Berisha, ky është një drejtor zar i Saje Qorrit që s’ka as shkollë e as eksperiencë pune, por është emëruar në shkelje të ligjit si drejtor, pasi njihet si krahu djathtë i ministrit. Ky djalë del nëpër Shqipëri e vë gjoba e kontrollon parcelat me hashash. Makina është fotografuar nëpër parcela hashashi gjatë fundjavës në disa vende në jug. Kjo është dhe arsyeja pse nuk bëhet publik lajmi për këtë aksident”, përfundon mesazhi i oficerit të policisë.

Exit mobile version