Drejtori i Urgjencës Kombëtare përgënjeshtron Ramën: Njerëzit rrinë të shtruar në auto-ambulanca…

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka pranuar publikisht se denoncimet e opozitës se njerëzit po qëndrojnë duke u mjekuar në auto-ambulanca, janë të vërteta.

Gjatë konferencës me gazetarët, teksa bënë me dije masat e marra për futjen e Shqipërisë në një karantinë të pjeshsme, Brataj u shpreh se auto-ambulancat janë si mini-spitale, ku pacientët mjekohen me gjithçka që u nevojitet.

“Nuk është puna se ju shikoni njerëzit brenda në ambulanca dhe ata janë të braktisur. Askush nuk është braktisur. Ato ambulance ku njerëzit janë brenda, kanë gjithçka që duhet. Asgjë nuk u mungon. Sapo mbaron oksigjeni, u vihen në dispozicion një tjetër. Kemi situatën në kontroll,”- tha Brataj.

Shqipëria futet në karantinë të pjesshme. Nga data 11 nëntor, deri në datën 2 dhjetor, pas orës 22:00 deri në orën 06:00, nuk do të ketë asnjë lëvizje përveç shërbimeve të transportit. Edhe lokalet dhe restorantet, do të jenë të mbyllura në këto orare. Shkollat do të qëndrojnë hapur. Hapur do të jenë vetëm shkollat dhe shërbimet e transportit. Çdo javë do të ketë një rishikim të masave. Administrata nis punën nga shtëpia.

Artikulli paraprakRevolta e banorëve të Durrësit: Paguajmë taksa por shërbim nga Bashkia nuk kemi, gjendja është katastrofë, nuk ka as…
Artikulli tjetërRama shkon te naftëtarët e Ballshit “duarbosh”, kreu i Sindikatës del i revoltuar: Nuk na garantuan pagat, nuk negociojmë!