Drejtori Rajonal i OSHEE në Elbasan bën fushatë për çdo ditë për Partinë Socialiste në kundërshtim me ligjin. Denonimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të dërguar nga një qytetar nga Elbasani. “Narko drejtori Rajonal i OSSHE në Elbasan, çdo ditë në shkelje flagrante të ligjit, duke marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Kanabiste dhe me premtime antiligjore”, shkruan Berisha.
“Drejtori Rajonal i OSHEE në Elbasan këmbëkryq të takimet e Partisë me të gjithë ata që kanë fatura të papaguara. Më 26 të ndezin qirinjtë, ndërsa për këto ditë mendon ky bashkë me Taulantin. Në çdo takim me lista nëpër duar, doktor”, shkruan qytetari nga Elbasani.
Deputeti i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, gjatë fushatës elektorale u ka premtuar banorëve që janë debitorë në pagimin e energjisë elektrike se nuk do të paguajnë asnjë lek për faturat e prapambetura nëse do të votojnë për kandidatët e Partisë Socialiste.