Drejtori i Policisë së Elbasanit thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për 863 mijë eurot

Pas arrestimit të biznesmenit Orest Sota në Elbasan pak ditë më parë, të cilit iu gjetën 863 mijë euro si dhe 2 patenta në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri, drejtori i policisë së Elbasanit Altin Qato ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me këtë çështje.
Burimet bëjnë me dije se takimi mes drejtorit të policisë dhe prokurorëve të Krimeve të Rënda ka nisur në orën 14:00.
Kujtojmë se biznesmeni Orest Sota tha se shumën e parave e kishte për të shlyer disa pagesa në një kompani, ndërsa patentat i kishte harruar shoferi i Tahirit me të cilin ai kishte miqësi.

Artikulli paraprakBerisha denoncon planin antishqiptar Rama-Vuçiç ndaj Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit
Artikulli tjetërGazetari malazez, Ivanoviç: Fjalime si ai i Ramës prodhojnë vrasje