Drejtori i ri i Postës Shqiptare, militant fanatik i fushatës së PS

Drejtori i ri i Postës Shqiptare është emëruar një militant fanatik i fushatës së PS. Denoncimi është bërë nga një punonjës i Postës Shqiptare, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Punonjësi shkruan se, drejtori i ri i Postës Shqiptare, Vangjush Andoni, jo vetëm që është një militant i thekur i PS, por ai ka punuar edhe më parë në Postë dhe është pushuar nga puna për korrupsion. Ai shkruan se drejtori i ri bën fushatë hapur në Njësinë Nr.5 në Tiranë si kordinator organizate i PS. “Drejtori i emëruar i Postës Shqiptare, militant fanatik i fushatës së PS. Shihni fotot dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha në një postim në Facebok.
“Përshëndetje Doktor! Jam një punonjës i vjetër i Posta Shqiptare që kam punuar gjithmonë me përkushtim maksimal për t’i shërbyer qytetarit. Ditët e fundit në kompaninë tonë është krijuar një situatë e nderë pas largimit nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm, pasi është paralizuar i gjithë aktiviteti financiar prej datës 1 Qershor. Vetëm sot, pas 6 ditësh hulumtime në thesin e militantëve të PS, ministrja e Ekonomisë, Nënë Pashako emëroi drejtorin e ri të Postës, Vangjush Andoni. Ky person ka qenë edhe përpara punonjës i Postës, i cili është larguar për shpërdorim detyre dhe vjedhje në vitin 2008.
Prej vitit 2013, si një ekstremist i majtë ka udhëhequr fushatën e largimeve të punonjësve të Postës për arsye politike. Ndërkohë që drejtori i mëparshëm, Majlind Lazimi u largua gjoja për presion ndaj punonjësve, për angazhim në fushatë, drejtori i Ri, Vangjush Andoni, po bën fushatë hapur në Njësinë Nr.5 në Tiranë si kordinator organizate, gjë e cila është e qartë nga fotot e mëposhtme. Që sot nisën të bëhen listat për largimet politike për kundërshtarët e partisë shtet. Me respekt”, shkruan punonjësi i Postës Shqiptare.

Exit mobile version