Drejtori i spitalit kërkon të korruptojë pacientin

Sistemi shëndetësor është për të ardhur keq, aq më shumë kur bëhet fjalë për gjendjen e spitaleve në rrethe. Qytetarët e Librazhdit vijojnë të akuzojnë deputetin Taulant Balla dhe njerëzit e emëruar prej tij për paaftësi, korrupsion dhe degradim të spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Sipas denoncuesit, në Spitalin e Librazhdit kushtet janë skandaloze, ndërsa shton se drejtori i spitalit i ka ofruar para që të mos e denoncojë këtë fakt. Ky denoncim është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:
Pacienti dixhital ka një mesazh tronditës për Taulant (Gjurën) Ballën! Lexoni mesazhin e tij! Ai denoncon kushtet katastrofale në Spitalin e Librazhdit!
-Bataniet dhe çarçafët të sëmurët i marrin nga shtëpia!

-Ilaçet detyrohet t’i blejnë jashtë, pasi ato mungojnë në spital!
-Drejtori xhahil i Taulant Hoxhës (klani lokal Hoxha i drogës) për t’i mbyllur gojën do që të korruptojë pacientin! sb
“Zoti Berisha, si po tallen drejtorët dhe Taulant Balla. Unë që po ju shkruaj jam Sherif Lloga nga Librazhdi jam i shtruar në Spitalin e Librazhdit prej 4 ditësh. Për veç kushteve shumë të këqia ku çarçafët dhe bataniet i marrim nga shpia, ilaçet i bleva vetë, pasi mjekja më tha ilaçe nuk ka në spital. Për këtë situatë kërkova drejtorin, i cili në zyrën e tij nuk më shikonte në sy fare po u rrotullonte në karrigen me rrota dhe më tha mos e bëj problem se lekët e ilaçeve t’i jap unë. I themi dhe mjekes të japim një këmbë, por kam dhe një mik të fillosh punë të shesësh naftë unë. Zoti Berisha u habita që drejtori që ka mbaruar shkollën (histori) pse donte të më mbyllte gojën për të vërtetat që unë i thashë. Kam në video edhe pacientë të tjerë që ilaçet i kanë blerë vetë. Doktor e them me përgjegjësi se gjendja këtu është skandaloze me besim tek ti publikoje dhe me emër se kam edhe të tjera për të dhënë në vazhdim.

Artikulli paraprakShpenzime marramendëse, Veliaj një miliard lekë për pastrimin e dy zonave
Artikulli tjetër400 milionë euro koncesione në shëndetësi, por Rama i drejtohet spitalit privat për mjekim