Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, i ka bërë publike bisedat që i kishte mbajtur me agjentin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendesin, para se të arrihej marrëveshja për transferimin e portugezit.
Ronaldo u transferua gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar në Juventusit, pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” u detyruan t’ia paguajnë Real Madridit plot 112 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Ky transferim i kishte befasuar shumë tifozë të Ronaldos, përkundër që ishte përfolur për një kohë të gjatë se portugezi dëshironte të largohej nga Santiago Bernabeu pasi që nuk ndihej mjaftueshëm i vlerësuar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
“Gjithçka filloi kur luajtëm kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve. E takova Mendesin, ashtu siç bëj gjithmonë dhe ia më tha: ‘Ndoshta nuk do ta besosh, por nëse Cristiano largohet nga Real Madridi, ai do të dëshironte të transferohej në Juventus. Nuk është aq e komplikuar sa mendon’. Pastaj unë fillova ta analizoj këtë mundësi”, ka thënë Paratici.
“Pastaj gjatë bisedimeve ne ishim afër një marrëveshjeje me Cancelon, Mendesi më shikoi dhe më tha: ‘A e mban mend se për çfarë folëm? Ronaldo do të largohet nga Reali dhe po të them përsëri, ai dëshiron t’i bashkohet Juventusit. Nëse edhe ju doni, ai është i gatshëm”.
“Pastaj në takimin tonë, unë e pyeta Mendesin se për çfarë shifra ishim duke biseduar. A më tha: Kjo është paga dhe ky është çmimi i transferimit. Kështu që unë i thashë se do t’i ktheja përgjigje pas disa ditësh sepse e dija që nëse them jo, ai do t’i kontaktonte klubet e tjera”.
“Ato ishin orë me energji dhe presion ekstrem. Shumë gjëra më shkuan në mendje në atë kohë: Ne e kemi Higuainin, të cilët do të duhet ta shesim, por Ronaldo është një yll që hap shumë rrugë, si teknike, ashtu edhe komerciale. Në fund, e binda veten se duhet ta paktën të provojmë”.
“Deri në këtë pikë, unë nuk i kisha thënë askujt në Juventus. Pastaj ne, menaxherët e Juventusit, e kishim një takim në qershor dhe unë mendova për largimin e Buffonit, ekipi i kishte fituar shtatë titujt dhe e kishte vuajtur eliminimin nga Liga e Kampionëve, kështu që në duhet të bënim diçka për ta motivuar skuadrën”.
“U takova me Andrea Angellin dhe Pavel Nedvedin dhe të gjithë u pajtuam. U thashë atyre: Nëse Juventusi i pranon kërkesat e Ronaldos, ai do t’i bashkohet skuadrës sonë. Ai nuk e do askënd tjetër përveç Juventusit. Nuk ka opsion B. Ai e do vetëm Juventusin”.
“Të gjithë mbetën të heshtur Andrea më tha se i duhej më shumë kohë për ta menduar këtë gjë. Më vonë më tha që t’ia konfirmoja Mendesit të gjitha shifrat pasi që ne do të vazhdonim me këtë operacion”.