Drejtori i Ujësjellësit: Po bëjmë eksperimente me njerëzit, i lashë tre ditë pa ujë asnjëri nuk u ankua

Drejtori i Ujësjellësit në qytetin e Sarandës, Sheme Lulo është i mendimit që furnizimi me tetë orë ujë në ditë është mëse i mjaftueshëm për banorët e qytetit bregdetar.
I ftuar në emision, në një TV lokal, drejtori socialist ka habitur duke thënë se ka provuar qëllimisht t’i lërë banorët edhe tre ditë pa ujë, për të kuptuar se sa kërkesë ka. E pas kësaj prove ai shton se askush nuk u ankua.
DEBATI NË STUDIO
Sa orë ujë furnizohet në ditë Saranda?
Sheme Lulo: Rreth tetë orë
Është e mjaftueshme kjo për banorët, për qytetarët
Sheme Lulo: Po unë i kam lënë edhe tre ditë pa ujë, pa i furnizuar për të parë se sa kërkesë ka.
Nuk i ka rënë asnjëri telefonit tim e të thotë shiko se jam pa ujë (qesh).

Artikulli paraprak20 Shkurti, mesazhi i Bashës: Sot shqiptarët përballë diktaturës së krimit dhe varfërisë
Artikulli tjetërPropozimi i PD: Vetting Fatmir Xhafës, a do të hapet dosja e torturave të hetuesit të diktaturës?