Drejtorit të Tatimeve i grabiten miliona lekë në banesë, asnjë reagim nga policia

Banesa e ish-kreut të Tatimeve në Elbasan, Hyqmet Lleshit është grabitur.

Burimet bëjnë me dije se nga banesa janë marrë rreth 15 milionë lekë. Ngjarja ka ndodhur në e vona të mbrëmjes së djeshhme në një vilë buzë rrugës, në njësinë Administrative Kuqan.

Familja Lleshi kishte vendosur sistem alarmi në banesë, por edhe pse sinjali i alarmir ka rënë kompania që ruante kompaninë nuk ka reaguar në kohë.

Kjo ka bërë që të ngrihen dyshime nga familja për grabitësit. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga forcat e policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Exit mobile version