Dreka e babëzisë, reagon Berisha: Paratë e vjedhura takspaguesve nga Hajdut Gjici kthehen në vota!

Kandidati i PS për bashkinë e Kukësit, Safet Gjici, shtron dreka elektorale me paratë e vjedhura nga shqiptarët.

Kështu shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha teksa poston edhe disa foto nga aktiviteti elektoral në fjalë. Sipas ish-Kryeministrit, së bashku me Vilma Nushin, Shkëlqim Fushën dhe Ilir Beqjen, Gjici i ka grabitur shqiptarëve plot 200 miliardë lekë të reja.

“Paratë e vjedhura takspaguesve nga Hajdut Gjici kthehen në vota!

Miq, në album keni një drekë elektorale që Hajdut Gjici shtron me paratë e vjedhura të takspaguesve shqiptarë. Po ju rikujtoj këtu se Hajdut Gjici me tre shushunjat monstra të Edvinit, konkretisht ndrikull Hajne Nushi, kumbar hajdut Fushën dhë kumbar hajdut Beqja kanë fituar së bashku 1740 tendera dhe kanë ndarë me qeveritarët hajdutë 200 miliard lekë (të rëja)!”, shkruan ish-Kryeministri Berisha.

2 9

Exit mobile version