Dritan Dajti lë qelinë dhe shfaqet në ish-“Bllok” (Foto)

Dritan Dajti dënuar me 25 vite burg për masakrën e Durrësit, ka lwnw qelinw dhe wshtw shfaqur për herë të parë në publik pas shumë vitesh. Dajti është shoqëruar sot në mëngjes në zonën e “ish-Bllokut” nga një numër i lartë efektivesh policie drejt një klinike dentare.

Dajti shihet i qethur zero dhe me një xhup të zi.

Më 8 shkurt 2019, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi dënimin e përjetshëm në ngarkim të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve. Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

dajti

Exit mobile version