Dritan Dajti, tjetër përpjekje për t’u liruar! I dënuari me burg për jetë për vrasjen e 4 policëve dorëzon kërkesën në Gjykatën e Elbasanit

Dritan Dajti, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e katër policëve në Durrës kërkon të lirohet.

 

Dajti ka depozituar një tjetër kërkesë me anë të avokatëve të tij në Gjykatën e Elbasanit, ku kërkon që të konstatohet pavlefshmëria dhe pamundësia për ekzekutimim e vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda të korrikut 2014, vendim me të cilin ai u la në burg përjetë.

Dajti pretendon se vendimi i dhënë është i pavlefshëm për shkak se i mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues. Gjithmonë sipas pretendimeve të vetë Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.

Më datë 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin e Apelit për dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e lënë në burg përjetë.

Më herët, Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit duke kërkuar lirimin nga qelia, pasi sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite burg dhe se prej datës 17 gusht 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.

Artikulli paraprakDosja “5D”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjatet afati i paraburgimit për ish-drejtorët Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha
Artikulli tjetërArratisja në 1957 e ish-ministrit Panajot Plaku e grupit të çamëve, çfarë u gjet në shënimet e CIA-s! Shtypi perëndimor: Nuk simpatizoi komunizmin e pavarur të Titos