Ekonomisti Dritan Shano i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV u shpreh se shteti duhet të investojë në mësimdhënien, ndaj për rrjedhojë mësuesit e fillores duhet të jenë më të paguarit, pasi aty formohet një individ.
Zoti Shano u shpreh se në Shqipëri mungon kapitali teknologjik, pasi është e vetmja mënyrë për të zhvilluar sa më shumë talente dhe për të pasur të ardhura më të larta, nga ato që vijnë nga industria apo bujqësia.
“Finlanda është vendi që ka rezultate më të mira në PISA. PISA është matësi i nivelit të mësimdhënies, ne dolëm mysybet, s’ka si të mos dalim të tillë. Singapori nuk e di për sa dekada është në 1, 2, 3. Në Holandë ata janë gjithmonë të parët. Pse? Sepse mësuesit e fillores në Holandë janë më të paguarit dhe më të trajnuarit individ në atë shtet. Sepse ngjarja ndodh atje nuk ndodh në universitet. Universiteti është një furë, në qoftë se ti fut brumë me miell misri nuk mund të presësh që do nxjerrësh bukë gruri. Çdo njeri, elita që mund të ndikojnë politikën, ekonominë e këtij vendi në interes të tyre pa shkuar në burg. Kjo është elita.
Ne jemi në këtë derexhe, sepse marrëveshja e elitës në këtë vend nuk ka pasur edhe zhvillimin e Shqipërisë, ka pasur kryesisht pasurimin e tyre. Kjo është evidente, dil në Palasë, Lalëz dhe e kupton fare mirë këtë që unë thashë. Janë këto xhepa, oaze që duhet të ktheheshin në politikë qeveritare. Kjo do të çonte ndryshimin strukturor të ekonomisë shqiptare dhe rritjen e pagave, do të eliminonte fasonët në favor të punës. Kjo do të sillte multi-funksionalet në Shqipëri. Siç e ka Izraeli, që është një vend në luftë tani. Ai gjithmonë kështu ka qenë që nga formimi, një vend me problem gati për luftë, atje janë rreth 6 mijë kompani të IT-së dixhitale, janë të gjitha multinacionale. I ofron mendjen, sepse kapitalin teknologjik ne jemi vonë, ne jemi vend i prapambetur. Do ta blejmë gjithmonë sa frëngu pulën. Ne nuk mund të konkurrojmë për kapital teknologji, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të ndryshojmë mendjen. Ta ushqejmë, ta ujisim talentin, pasi talenti nuk rritet në pyll është në familje dhe në shkollë. A ka mundësi të flasim ku ndodh ngjarja, jo kur ndodh ngjarja. Ne duhet të merremi këtu, unë nuk e shoh që po ndodh.
Edhe sa vite pushtet do t’i duhet një force politike që të vijë me këto mend, të ndryshojë strukturën ekonomike në favor të aktiviteteve që i përkasin këtij shekulli dhe nxjerrin fitime. Zgjeroje bujqësinë sa të duash, sërish do të bien fitimet. Ty të duhet që të zgjerosh industri të tjera, industria e mendjes e të dhënave, janë ato që nxjerrin fitime.
Njerëzit ikin sepse marrëveshja e elitës politike është e dukshme. Vendet dallojnë nga lloji i marrëveshjes që kanë elitat. Nëse ka një lloj elite që unë do jem mirë por do të zhvillohet dhe vendi, njerëzit janë të lumtur. Unë do punoj për vendin, nëse del edhe për mua ku ma gjen, njerëzit janë akoma dhe më të lumtur. Në Shqipëri, është evidente janë të njëjtit njerëz 33 vite, të njëjtët biznesmenë dhe pronarë që janë pasuruar fort në kurriz të shqiptarëve. Që jo vetëm nuk gjejnë pasuri në këtë vend por as mundësi dhe thonë: “Me këtë bllok gur që më ke zënë t’i rrugën, unë nuk kam ndërmend ta shtyj më””, u shpreh ekonomisti.