Droga në Mat transportohet me makinat e OSHEE, në Zall Bastar mbrohet nga policia

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhet e një efektivi policie dhe të katër qytetarëve të tjerë, të cilët denoncojnë lidhjet e pushtetarëve me parcelat e kanabisit. “Lajme nga Kolumbia e Europës! Qytetarët dixhitalë denoncojnë: Lidhjet e pushtetarëve socialistë me drogën”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.  “Droga e zbuluar në Remull të Matit ishte e punonjësit të administratës shtetërore, mikut të ngushtë të kryetarit të PS të Matit dhe se droga transportohet me makinat e OSHEE.
Socialistët e Zallë Bastarit kanë tre hektarë me kanabis që jua mbron policia!
Kryeplaku i fshatit Zallë i Fushë Krujë me Artur Bushin kanë shumë hektarë kanabis të mbjellë dhe rreth 100 punëtorë të punësuar në plantacionet e kanabisit. Shefi i komisaritit ju ka dhënë 10 ditë afat për të mbledhur kanabisin! Në Pukë bandat e kanabisit kanë bllokuar malin e Tërbunit dhe nuk lejojnë të mbledhin kërpudha, janë njerëz të Mark Frrokut dhe kryetarit të bashkisë, Gjon Gjonit”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të gjithë mesazhet e qytetarëve.   “Përshëndetje zoti Sali Berisha, desha të të them një të vërtetë që u fsheh me shpejtësi nga policia e Saje qorrit. Unë që po shkruaj jam një polic i Komisariatit Mat. Me kapjen e 3 tonë kanabis në Rremull të Matit bashkëpronar i këtij kanabisi ishte dhe kushërini i Shkëlqim Likës, që tani është shpallur në kërkim, zoti Arjan Lika, punonjës i administratës shtetërore dhe shoku i ngushtë i kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Agron Malaj, i cili është drejtori OSHEE Mat. Me makina të elektrikut transportohej kanabisi. E denoncoj te ju pasi jeni i vetmi që kam besim që ja çjerr maskën këtij shteti”, shkruan efektivi i policisë së Matit.
“Përshëndetje zoti Berisha, kur Sajmir droga e ka policinë në këmbë, po në Zall Bastar të gjithë socialistët kanë kanabis ku administrohet nga njerëz të lidhur me pushtetin vendor, vetëm në Mal Vilëz janë mbi 3 hektarë”, shkruan një qytetar nga Zall Bastari i Tiranës. “Përshëndetje doktor Berisha, jam një banor i fshatit Zallë i Fushë Krujës, dua t’ju informoj se kryeplaku i fshatit Zallë, Ilirjan Sala me lidhje shumë të ngushta me Artur Bushin. Kanë mbjellë me hektarë kanabis e vetëm kryeplaku, por dhe disa persona të tjerë me lidhje me kryeplakun kanë mbjellë me mijëra rrënjë kanabis. Më besoni kanë mbjellë me hektarë pz, tashi ka filluar vjeljen, ka me 100 punëtorë çdo ditë zbarkojnë furgonat me punëtorë në Zallë dhe një punëtor i tij më tha se kryetari i degës së policisë së Krujës i ka thënë për dhjetë ditë ke afat për t’i korrur se do të vijmë kontroll në gjithë fshatin, prandaj ju ftoj ta denonconi sa më shpejt të jetë e mundur, do ju sjell dhe foto të kryeplakut”, shkruan qytetari nga i fshati Zallë i Fushë Krujës.

Exit mobile version