Drogë me avion nga Shqipëria, Italia kërkon 75 vite burg për trafikantët

Prokuroria e Torinos kërkoi dënimin me 75 vite burg për 5 persona, mes të cilëve italianë dhe shqiptarë që transportonin drogë me avionë të lehtë drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Grupi u zbulua në 7 shtator të vitit të kaluar pasi kishin arritur të trafikonin 76 kg marijuanë me një avion të llojit Dynamic.
Në pranga u vunë shqiptarët Fitor Alliaj dhe Maksim Llanaj. Ata drejtonin rrjetin nga Torino dhe nëpërmjet lidhjeve të tyre farefisnore dhe shoqërore në Shqipëri kishin garantuar sigurimin e lëndës narkotike, pa qenë nevoja e udhëtimit drejt Vlorës.
Prokurori ka kërkuar 24 vite burg për kreun e grupit. Ndërsa për krahun e tij të djathtë një italian, prokurori kërkoi 20 vite, për të tjerët 10 vite e 8 muaj dhe 25 mijë euro për pilotin italian. Për dy pjesëtarët e tjerë të grupit shqiptar, drejtësia kërkoi 8 vite e 20 mijë euro dhe 11 vite e 30 mijë euro respektivisht. Vendimi pritet në muajt në vijim.
Avioni, i llojit Dynamic ishte fshehur në një magazinë që përdorej për transportin e sasive të mëdha të drogës të llojit marijuanë. Droga merrej të Shqipëri dhe më pas avioni shpërndante drogën në të gjithë Piemonten.

Exit mobile version