Një tjetër sasi droge është kapur në Greqi. Policia fqinje sekuestroi 53 pako me 60 kg e 954 gramë marijuanë pranë Kapshticës. Autoritetet greke ndaluan një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, dhe në pranga ranë drejtuesi 33-vjeçar i mjetit dhe pasagjeri 24-vjeçar, të dy shqiptarë. Gjithashtu është shpallur në kërkim pronari i mjetit, 59-vjeçar, edhe ai me kombësi shqiptare. Në cilësinë e vlerës materiale u sekuestruan 2 celularë dhe 105 euro. Prej 20 janarit e deri sot, në Igumenice, Janine, Athine, Selanik e kryesisht ne zonen Kostur-Follorine, policia greke ka sekuestruar 2.4 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.
Kryesore
Continue to the category“Së shpejti bëjmë publik emrat e kandidatëve”, Basha: Jemi forca e...
Në intervistën për televizionin Vizion Plus, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi se ekipi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të...