Karabinierët italianë në orët e para të së martës kanë kapur një bandë trafiku që lëvizte sasi të konsiderueshme droge në korridorin Shqipëri-Itali-Gjermani. Sipas raportimeve të mediave italiane, kanë qenë karabinierët e Firences që kanë ekzekutuar 11 urdhër-arreste, në kuadër të një kërkese të Drejtorisë Rajonale të Antimafias. Sipas burimeve, organizata kriminale trafikonte kryesisht marijuanë dhe kokainë nga Shqipëria drejt vendit fqinj dhe më tej në Gjermani. Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim blerjen, rafinimin, tregtimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Policia e Firences ka goditur një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës, të llojit marijuanë dhe kokainë. Organizata kishte në përbërje 9 shtetas shqiptarë dhe 1 italian. Në krye të grupit ishte një 32-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Droga vinte nga Gjermania dhe Shqipëria për në Itali, kryesisht synonte tregun në Firence dhe Prato. Strategjia e këtij grupi ishte se ata ndalonin së vepruari sa herë që ndonjë prej anëtarëve të saj arrestohej, por pas një hetimi disa mujor policia arriti ta godiste.