Fabio Coentrao ka theksuar se shumë gjëra kishin ndodhur para se ai të largohej nga Real Madridi, të cilat, siç pohon ai, fatkeqësisht nuk mund t’i zbulojë.
Mbrojtësi portugez Coentrao i kaloi shtatë vite në Madrid dhe tani luan me Rio Ave në vendin e tij, transmeton Gazeta Express.
“Shumë gjëra ndodhën, dhe sikur të mund të shpjegoja se çfarë ndodhi më 31 gusht, do ta kuptonit edhe ju”, tha Coentrao.
“Do të doja të flas për këtë, ama fatkeqësisht nuk mundem”, shtoi ai.
Rio Ave është momentalisht në vendin e nëntë në Primeira Liga, me asnjë gjasë për t’u kualifikuar në garat evropiane por as për të rënë nga liga.
“Kam pasur karrierë të mrekullueshme, duke fituar shumë tituj dhe duke luajtur për klubet më të mira në botë, tani jam këtu fatmirësisht”, theksoi ai.