Dudaev rishkruan historinë, për Shqipërinë vjen një tjetër medalje e bronztë në Lojërat Olimpike

Islam Dudaev ka arritur t’i sjellë Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike, duke fituar sot të bronztën në stilin e lirë të mundjes deri në peshën 65 kilogram.

 

Pas tërheqjes së kundërshtarit amerikan në garën e ripeshkimit, Dudaev vihej përballë hungarezit Iszmail Muszukajev, i cili ka dalë i pesti në këtë peshë në Tokio 2020, ndërsa ishte kampion bote në vitin 2023.

Dudaev e nisi mirë me dy kapje dhe hedhje, duke e çuar rezultatin menjëherë në 6-0. Më pas, rezultati kaloi në 8-4 pas një aksioni ku u desh përsëritja. Hungarezi ngushtoi diferencën me 2 pikë të tjera dhe raundi i parë u mbyll me shifrat 8-6 për mundësin e Shqipërisë.

dudaev

Muszukajev u hodh në sulm por Dudaev u përgjigj shpejt me 4 pikë radhazi duke siguruar avantazh të rëndësishëm për minutat e fundit. Kundërshtari i tij u mundua të kthente fatin e ndeshjes, teksa barazoi 12-12, por një pikë e fundit e siguruar nga Dudaev i dha atij medaljen e bronztë, të dytën për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike.

Artikulli paraprakHyri për t’u larë, 16-vjeçari mbytet në ujë-mbledhësin e centralit në Dibër
Artikulli tjetër“Pa pronë nuk ka demokraci”, Basha shpërndan videon: Programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë