“Duhet reagim nga SHISH e policia”- Softa analizon planin për vrasjen e Gledis Nanos

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa komentoi në një intervistë për Euronews Albania lajmin se një grup i strukturuar kriminal ka planifikuar eliminimin e ish-drejtuesit të policisë Gledis Nano.

Softa u shpreh nëse ky lajm është i vërtetë atëherë kemi të bëmë me një gjë shumë të rëndë që kërkon reagim zyrtar nga policia dhe SHISH.

Sipas tij, nëse vërtetë ka pasur një plan për eliminimin fizik të Nanos, duhet të ketë qenë i lidhur me periudhën kur ai ishte në krye të Antiterrorit, ku pati edhe ngritjen më të lartë profesionale.

“Periudha që lidhet me karrierën e Nanos është ajo kur ka qenë në krye të Antiterrorit, këtu ai ka pasur pjesën e ngritjen profesionale, hetimi i grupit të imamëve, largimi i diplomatëve të Irani, operacioni i rikthimit të shqiptarëve nga kampet e luftës në Siri. Nëse do kishin rreziqe të mundshme do lidheshin me këtë pjesë të karrierës së tij dhe jo për kohën kur ka qenë në krye të policisë, ku qëndroi për një periudhë të shkurtër”, tha eksperti.

Exit mobile version