Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në Kuvendin e Degës 7 në Tiranë.
Basha u shpreh se “kemi paguar një faturë të lartë për një kohë të gjatë dhe jo demokratët, por dhe qytetarët në të gjithë vendin janë ndjerë të papërfaqësuar. Nuk jemi këtu për të vajtuar çfarë kaluam, por për të mësuar dhe për të ecur përpara. Kjo është bara jonë për të krijuar klimën e nevojshme për ta çuar këtë detyrë deri në fund”.
Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat foli për një brez të ri demokratësh që po e merr stafetën e PD-së, të cilët nuk janë të korruptuar dhe nuk kanë lidhje me intrigat apo me abuzimet me pushtetin e djeshëm.
“Me të vërtet një brez i ri demokratësh po e merr stafetën e Partisë Demokratike. Një brez demokratësh të kalitur me rezistencën ndaj një pushteti abuziv deri në mizori, vetëm sepse janë demokratë. Një brez që ia ka dalë të dalë mbi oqeanin e intrigave me kokën lartë, me vizion të qartë, me vlerat e duhura dhe tashmë i përgatitur sot për të marrë fatet e PD dhe besër fatet e vendit.” – u shpreh Basha.
“Rruga që na pret është plotë me sfida, por ajo që na mban në këtë betejë, kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe më e drejtë. Shumica dërrmuese nuk e duan këtë qeveri pasi ka vështirësuar jetesën e qytetarëve, ka larguar rininë dhe nuk duket me sy mbarimi i kësaj mynxyre. Duhet të dalim nga ky rreth vicioz, duke çarë një rrugë të re për qytetarët. Si do ta arrijmë këtë nëse kultura e politike është e vjetra. Kjo është sfida, ky është kapërcimi që po bëjnë demokratët edhe këtu në degën 7. Një kulturë e re politike duke vënë në qendër njerëzit. Kësaj i kemi dalë për zot.” – vijoi më tej lideri i PD-së, Basha.