Partia Agrare Ambientaliste mblodhi konventën e saj të gjashtë, këtë herë nën drejtimin e Agron Dukës, i cili prezantoi programin dhe objektivat e partisë së tij, me premtimin se ajo do të rishkruajë historinë, me sfidën e parë, zgjedhjet vendore të nëntorit në Kolonjë, për të vazhduar më pas me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai bëri thirrje për bashkim me qytetarët me qëllim fitoren e zgjedhjeve të ardhme. “Konventa e sotme është një stacion i rëndësishëm në udhëtimin tonë drejt suksesit për zgjedhjet parlamentare që zhvillohen vitin që vjen. Ne do bëjmë realitet që PAA të përfaqësohet me grupin e saj parlamentar. Ju jeni në dijeni të sfidës së parë që PAA ka marrë përsipër, për të kandiduar në emër të koalicionit opozitar në Bashkinë e Kolonjës. Uroj fitore për kandidatin tonë të përbashkët, Dritan Hajro”, tha Duka. Ai prezantoi para simpatizantëve, por edhe paraardhësit të tij Lufter Xhuveli, disa nga pikat kyçe të programit të tij elektoral, që ka në fokus bujqësinë dhe varfërinë, ndërsa fjalimin e mbylli me një mesazh për shqiptarët: “Sot vlen më shumë se kurrë thirrja ‘Mos ik, t’i vlen për vendin tënd, Shqipëria është e jona!’”, tha Duka. “Koha për Zgjidhje” është parulla e zgjedhur nga partia e Agron Dukës, një ftesë kjo për t’iu bashkuar Partisë Agrare Ambjentaliste në zgjedhjet e nëntorit.
Kryesore
Continue to the categoryRomeo Karaj: Basha sakrifikoi për PD-në dhe të djathtën, Berisha e...
Avokati Romeo Karaj duke folur për situatën në Partinë Demokratike në emisionit “3D” në RTSH, ka krahasuar liderët kryesorë të saj. Sipas tij, Lulzim...