Duka: Halli i Berishës, s’është i gjithë opozitës! Të përballet individualisht me drejtësinë! Do krijojmë federatë opozitare

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv thotë se halli i Sali Berishës me drejtësinë nuk është halli i gjithë opozitës, ndërsa shton se individualisht gjithsecili duhet të përballet me drejtësinë. I pyetur nëse opozita po behet avokat i ish-kryeministrit, Duka tha se ka disa elementë që e mbështesin, por nuk janë të gjithë. Duka u shpreh se do të marrin një iniciativë me Dulen që të bëjnë një federatë opozitare, ku të ftohen të gjithë forcat e opozitës, që të mos ketë 1 drejtues, por disa.

‘Faktikisht ka përkuar si kohë që Berisha ka problem me SPAK-un. Halli i Berishës nuk është halli i gjithë opozitës ndoshta ka elementë aty që qajnë hallin e opozitë. Opozita është çorientuar dhe mundohet të orientohet drejt një shumice njerëzish. Ne u orientuam drejt shumicës, se ndoshta t’i shërbejmë bashkimit. Kemi marrë një iniciativë me Dulen të bëjmë një federatë opozitare ku të ftohen këto forcat e pozitës dhe opozitës ku të krijojmë një federatë ku mos të ketë një 1, por disa. Qëllimi është t’i shërbejmë bashkimit dhe jo ndarjes.

Artikulli paraprakHumnera që vjen prej gjuhës sonë
Artikulli tjetërFDA miraton ilaçin e dobësimit, humbet deri në 23 kilogramë!