Duka refuzon Ramën: Jam në opozitë

Partia Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga deputeti Agron Duka, ka shuar çdo zë për ndryshim të koalicionit, duke theksuar se në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, do të garojë në krah të Partisë Demokratike.
“Nuk besoj që më 2017 do të ketë ndonjë të re sa i përket aleancave të Partisë Agrare Ambientaliste. 2017 është momenti i zgjedhjeve, kështu që në moment zgjedhjesh do të jemi në një anë me PD”, tha Duka.
Në përgjigje të interesimit të medias, Duka e sqaron në këtë mënyrë kafen e konsumuar dy ditë më parë me Kryeministrin Edi Rama.
“Ka qenë një takim rastësor. Unë kam qenë i ftuar për 65-vjetorin e themelimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kam mbaruar në atë universitet. Kryeministri natyrisht ka mbajtur fjalën përshëndetëse, rastësisht ishim shumë afër dhe e lamë të pimë një kafe. Ne jemi kundërshtarë në politikë, por jo armiq. Më tepër diskutuam për problemet e institutit, idetë që ai kishte.
Deklaratat e kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste erdhën pas takimit me Shoqërinë Civile, në kuadër të diskutimeve dhe përpjekjeve të tyre për të mbështetur dekretin e Presidentit Bujar Nishani që ktheu për rishqyrtim ligjin për mbetjet”, tha Duka.

Exit mobile version