Duke shkarkuar Presidentin, Parlamenti përpiqet të tërheqë Komisionin e Venecias dhe Këshillin e Europës

• Në lojën e turpshme për të kapur të gjitha pushtetet duke shkarkuar Presidentin, Parlamenti përpiqet të tërheqë Komisionin e Venecias dhe Këshillit të Europës.

• Me aktet e tij me zgjedhjet, Presidenti është përpjekur të garantojë pluralizmin politik në Shqipëri dhe kjo është një nga detyrat fisnike që ka luajtur në këtë rast.

• Raporti i OSBE – ODHIR është lajmërimi i vdekjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Vërtetoi arsyetimin e Presidentit pse nuk mund të kishte zgjedhje më 30 Qershor.

DEKLARATË E OERD BYLYKBASHIT PAS TAKIMIT ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT TË VENECIAS

Komisioni i Venecias ka ardhur këtu me ftesë të Kuvendit për të dhënë një opinion në lidhje me procedurën e turpshme për shkarkimin e Presidentit të Republikës që Parlamenti ka nisur.

Ne ua bëmë të qartë se kjo është një përpjekje e qeverisë që, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, në themelet e një krize kaq të madhe, Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias dhe Këshillit të Europës në lojën e tij të turpshme për të kapur të gjitha pushtetet, përfshirë Presdentin e Republikës.

Kushtetuta është e qartë. Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, nëse ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Presidenti i Republikës është përpjekur të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, unitetin e popullit dhe pluralizmin politik në Shqipëri dhe kjo është një nga detyrat fisnike që ka luajtur në këtë rast Presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës u dha garancinë zgjedhësve shqiptarë që zgjedhjet të bëheshin në një moment të dytë, në kushte më të mira.

Parlamenti përpiqet që të shkarkojë Presidentin dhe në këtë lojë të turpshme përpiqet të bëjë palë institucionet ndërkombëtare, të cilat janë shumë të qarta në lidhje me këtë.

Pyetje: Jua ka shprehur delegacioni i Komisionit të Venecias këtë?
Oerd Bylykbashi: Të qëndrojmë jashtë bisedave tona specifike. Ne bëmë të qartë aspektin politik. Arsyet përse kemi ardhur në këtë situatë, të cilat tashmë nuk kanë nevojë të parashikohen prej nesh. Raporti i OSBE – ODHIR është lajmërimi i vdekjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Praktikisht vërtetoi se zgjedhjet në Shqipëri kanë vdekur, atë gjë Presidenti i Republikës e përmend në mënyrë të qartë në arsyet që ai parashikonte se përse 30 Qershori nuk mund të kishte zgjedhje dhe për këtë arsye duheshin më 13 tetor.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërPS çerdhe kriminelësh/ Kandidati i Ramës në krye të Bashkisë Vau i Dejës i dënuar në Itali dhe Maqedoni