Dule: Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto për jetën tonë

Pas takimit të opozitës ku u firmos koalicioni i bashkëpunimit midis tyre ka folur edhe kryetari i Partisë Bashkimi për të drajtat e njerit Vangje Dule.

“Dëshiroj të theksoj se zhvillimet politike po kalojnë në një stad të ri cilësor. Kemi një artikulim të qartë të forcave opozitare ndaj qeverisë “Rama”, me agjendë të caktuar, që shkojnë përtej objektivave të ngushta partiake dhe prekin thelbin e domosdoshëm për shtetin e të drejtës dhe demokracinë funksionale.

Kur kemi këtë artikulim të qartë opozitar dhe mbështetje masive të qytetarëve ndaj kësaj lëvizjeje, i drejtohjemi ndërgjegjes qytetare: asnjë qytetar s’kontribuon për shtetin e së drejtës nëse nuk shpreh kundërshtinë e përditshme në çdo formë e mënyrë në kuadrin e rregullave, për të thënë se Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto për jetën tonë”.

“Ky është mesazhi im në këtë ditë: qytetarë, reflektoni, e keqja është e përbashkët për të gjithë ne”, deklaroi Vangjel Dule.

Kjo marrëveshje përbëhet nga 10 pika dhe është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Ky koalicion synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Exit mobile version