Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama dje të tërhiqet nga politikat selektive dhe klienteliste me banorët e Himarës, të cilëve po u vidhen dhe tjetërsohen pronat nga klientët e pushtetit. Për këtë çështje dje himarjotët u ngritën në protestë për të disatën herë. Në një reagim për mediat, kreu i PBDNJ, Dule i bëri thirrje Ramës të nisë dialogun me himarjotët dhe t’u japë zgjidhje problemeve të pronarëve të ligjshëm. “Banorët e Himarës protestuan përsëri përpara Bashkisë, për të drejtat e tyre themelore: të pronës, të mbrojtjes së trashëgimisë së tyre kulturore dhe bukurisë natyrore të zonës dhe perspektivës së zhvillimit të saj. Sërish, kërkesat e tyre për dialog dhe transparencë gjetën përballë dyert e mbyllura të Bashkisë dhe heshtjen prepotente të z. Goro. PBDNJ shpreh solidaritetin e vet të plotë me kërkesat legjitime të banorëve dhe i drejtohet Kryeministrit Rama të nisë pa humbur kohë, personalisht dhe jo nëpërmjet marionetave të tij lokale, dialogun konstruktiv me komunitetin për t’u dhënë zgjidhje problemeve jetike të dhënies së titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm dhe regjistrimit të pronës, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore, hartimit të një plani zhvillimi real të infrastrukturës së munguar të zonës që do të garantojë perspektivën e kësaj perle turistike, me komunitetin dhe për komunitetin, dhe jo në shërbim të interesave ilegjitime, abuzuese dhe korruptive të grupeve të fuqishme ekonomike”, tha Dule në deklaratën e tij. Kreu i PBDNJ theksoi se, kjo arrogancë qeveritare nuk do të mund ta afrojë kurrë vendin me BE, por vetëm sa do ta largojë gjithnjë e më shumë. “Z. Rama duhet të braktisë, sa nuk është vonë, politikat selektive, klienteliste dhe paragjykuese ndaj Himarës dhe himarjotëve. U drejtohemi gjithashtu forcave politike dhe gjithë qytetarëve të vendit për solidarizim me banorët e Himarës në përpjekjen e tyre për të ndaluar implementimin e planit të mbrapshtë që ka për qëllim grabitjen e pronës së tyre. Suksesi i këtij plani do të ishte precedenti më ogurzi për çdo pronar të ligjshëm dhe qytetar të lirë të vendit. Për çfarë përafrimi me realitetet evropiane mund të aspirohet në vendin tonë në kushtet e arrogancës qeveritare, mungesës totale të dialogut dhe transparencës, imponimit të ilegjitimes nëpërmjet dhunës shtetërore”, u shpreh Dule.
Kryesore
Continue to the categoryRomeo Karaj: Basha sakrifikoi për PD-në dhe të djathtën, Berisha e...
Avokati Romeo Karaj duke folur për situatën në Partinë Demokratike në emisionit “3D” në RTSH, ka krahasuar liderët kryesorë të saj. Sipas tij, Lulzim...