Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka thënë se PBDNJ nuk është parti ekskluzive e minoritetit grek, por një parti për të drejtat e njeriut. Vangjel Dule ka komentuar edhe situatën politike aktuale, ndërsa u shpreh se në Shqipëri ka humbur dialogu politik dhe duhet gjetur mënyra për të shtyrë zgjedhjet. “PBDNJ nuk është një parti ekskluzive e minoritetit grek, pasi ne jemi parti për të drejtat e njeriut. Në Shqipëri ka humbur dialogu politik dhe debati do të vijojë të jetë a do të kemi zgjedhje të lira apo jo. Vetëm 1/4 e spektrit politik do të marrë pjesë në zgjedhje dhe shtyrja e zgjedhjeve është e pashmangshme. Shtyrja e zgjedhjeve nuk bazohet në Kushtetutë, por duhet gjetur mënyra për të shtyrë zgjedhjet”, tha Dule.