Duma i përgjigjet Ramës: Buxheti i 2021 qenkërka 40 përqind më shumë për 18 mijë mjekë e infermierë?! Mashtrim me efekt dështimi!

Nga Grida DUMA

Zgjimi i përditshëm kryeministror me mëngjesin që sheh nga dritarja e Facebook-ut, të ofron Shqipërinë e “mbaruar”.

Këtë mëngjes nga ajo dritare thotë se i paska kryer dhe detyrat ndaj shëndetësisë!!

Me çfarë? I paska vënë në buxhetin e 2021.

“Punëmbaruari” e ka vesin virtyt; krenohet sot, për atë që duhej dje, por e ka lënë për nesër!

Buxheti i 2021 qenkërka 40 përqind më shumë për 18 mijë mjekë e infermierë.

Mashtrim me efekt dështim!

Nëse do të llogarisnim sot vetëm sa i detyrohet mjekëve dhe infermierëve për këto 7 vite ndër më të vështirat të profesionit të tyre, pa asnjë rritje, do kuptojmë që me të ardhmen e buxhetit 2021 nuk shlyehet as “borxhi” ndaj punës së tyre deri sot.

Shifrat flasin vetë, janë më kokëfortat!

Shqiptarët shpenzojnë më shumë nga të gjithë por shërbehen më pak e më keq se shumë!

Rama vazhdon të dërdëllisë se situata në Shqipëri është e njëjtë me vende të tjera.

Madje këtë fshehje faktesh vetëbeson se e ka zgjidhje.

Por sa herë ai e guxon mashtrimin, ne do qartësojmë faktet; se si ndihma e tij ekonomike është më e ulëta, se si spitalet shqiptare po zhyten në kolaps, se nuk ka asnjë plan dhe vendet e tjera në botë po e trajtojnë këtë krizë me përgjegjësinë që ai nuk e ka.

Rama mbulon dështimin me gënjeshtër.

Atoparlanti i tij i propagandës të shurdhon veshin e arsyes.

Ndërsa shiptarët nuk morën asgjë nga premtimet për ndihmë reale financiare dhe mjekët e spitalet u dergjën në kolaps.

Shifrat të larta ka, ato gjenden në numrat e humbjeve të jetës.

Humbja e kontrollit po infekton popullatën.

E dimë që askush nuk pret më që Rama të mund të gjejë zgjidhje, sidomos kur vendi lëngon në një ekonomi të varfër e të shkatërruar.

Bashkë do ta mundim këtë të keqe!

Do ta shërojmë Shqipërinë, e do shpëtojmë ekonominë.

Do sjellim shpresë në Shqipëri, ku çdo ditë zgjimi do të jetë për më mirë e më mirë!

11 2

22 2

33

Artikulli paraprakBerisha: E kam vendosur ku do të kandidoj më 25 prill
Artikulli tjetërBBC: Ndeshja Angli – Islandë pritet të luhet në Shqipëri