Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, foli sot në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për procesin zgjedhor dhe bilancin e deritanishëm.
Duma u shpreh se, PD pa asnjë pushtet, përkundrejt mazhorancës, që i kishte të gjitha pushtetet, dhe që sipas saj, përdori në mënyrë skandaloze të dhënat e njerëzve, arriti të ndahej me një diferencë të ngushtë nga PS.
“Bilanci i deritanishëm nuk matet me shifrat statistikore, që i takojnë PD dhe opozitës në tërësi. Fakti që edhe me shifrat e sotme, përtej asaj që do të jetë më vonë një rinumërim, ankimim, etj, nuk jam duke e mbrojtur apo duke bërë një qëndrim subjektiv, mendoj që PD pa asnjë pushtet, pa qenë as në parlament, përkundrejt një pushteti qendror-lokal, një mënyre administrimi më skandalozin, që ishte informacioni deri te karta e identitetit që kishte PS, përballë të gjitha pamundësive që kishte, u nda me PS me 37 mijë vota në total, me statistikat e sotme, pra jo më shumë se 3.7 mandate.
Bilanci është një reflektim i madh për Shqipërinë. Është një diferencë që vjen nga përdorimi i botës së krimit në shtrembërimin apo frikën e votës së lirë. Nëse PD atë rezultat të ngushtë do ta tenderonte përmes krimit dhe organizatave kriminale, patjetër që do të ishte në pushtet, por një e keqe do të zëvendësonte një të keqe.
Unë nuk kam parë që betejat nuk ndodhin, apo të tërhiqesh nga betejat, pra të mos hysh në zgjedhje, është akoma më keq. Është surprizuese sa shumë na kanë besuar njerëzit, pavarësisht se kanë qenë nën presion. Jo PS, Rilindja i detyrohet shqiptarëve një gjë shumë të madhe. Patjetër ata janë trashëgimtarë të Partisë së Punës, e cila nuk është partia që i dha shkëlqim popullit, por i dha izolim. Kjo parti, PS, i detyrohet shqiptarëve, t’i largohet me të gjitha mjetet kërcënuese, spiunuese, e jo ta përsërisë historinë e vet. Nëse do të bënim ne po të njëjtën përsëritje, që bënë ata, ne nuk do të
Nuk e imagjinoj dot veten që të ulem në një tryezë me bandat dhe nuk do ta uroj kundërshtarin, nëse rezultati i tij, pra rezultati i PS në Kavajë e Rrogozhinë, vjen pas asaj fotoje me bandat, dhe ata e kanë këtë krenari, për mua nuk është e tillë. Ka vite që nuk ka zgjedhje normale në Shqipëri. A i shmangemi dot të vërtetës sonë? E tha OSBE/ODIHR dje që SPAK të hetojë krimet zgjedhore, se ka pasur shit-blerje votash, dhe vuri theksin te databaza e të dhënave. “Ne jemi të gjithë njësoj”, thoshte Rama. Ne nuk jemi njësoj. Po ndodh prej vitesh që blihen vota dhe ky është fakt i tmerrshëm. Kam një minikrenari për t’u ndarë nga ajo kastë njerëzish, që përdorin banda e krim. Neve na u ofrua kjo mundësi, por unë nuk e përdor”, tha Duma.