Grida Duma: Shumë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur atë ditëm se ne e kemi zgjedhur një strategji, nuk e di sa na kuptohet nga jashtë , të durimit, përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar një zonjë, apo një grua demokrate, apo një vajzë të re që na ndjek, që mos të thotë, mos ia ktheni, mos ia ktheni, mos bëni të njëjtën gjë. E kemi bërë këtë diskutim dhe me kryetarin. A duhet të jemi ne forca apolitike, e cila sjell forcën e argumentit, si forcën më të madhe. Jo forcën si dhunë, jo forcën si brutalitet dhe si banalitet. E kam parë edhe vet personalisht dhe e di që secila nga ju që merret me politikë, e ka këtë pikëpyetje. Që do të thotë, nëse duron, mos tregon gjoja dobësi, se i duket tjetrit i butë dhe i dobët? Unë mendoj që kjo është sfida më e madhe që ne kemi. Sfida më e madhe që kemi, është që durimi, forca e argumentit dhe logjika, të jetë ajo që do të triumfojë si forcë, jo si dobësi. Dhe është më e madhe forca e durimit dhe e vetëpërmbajtjes, se forca e atij që nuk vetëpërmbahet dhe shkatërron, veçse nuk shikon dhe është errësuar në gjithçka. Në arsyetim dhe në gjithçka. Unë nuk shikoj dot mjerim më të madh për Sali Berishën, sesa ai që sot të mbledh 5 njerëz, 190 njerëz, të cilët i respektoj që të gjithë, ua them me të vërtet. Sigurisht, ka disa njerëz që e bëjnë, po shumë pak me qartësi dhe me errësim sepse s’kanë më të ardhme dhe se të ardhmen e vet e kanë mbyllur vet, nuk ua ka mbyllur askush tjetër. Ajo që ne do të ndërtojmë nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe shpresojmë në Partinë Demokratike, është merita, mirënjohja ndaj kontributit, vlera ndaj atij që qëndron, vlera dhe njohja e luajalitetit, e besnikërisë, jo e frikës, jo e servilizmit, jo e keqpërdorjes.
Kryesore
Continue to the categoryIndeksi global/ Mosha e mesme në Shqipëri është më e palumtur!
Shqipëria ka bërë hapa para në fusha të ndryshme gjatë dekadave të fundit, por niveli i lumturisë në moshën e mesme (45-59 vjeç) ka...