Greth i Madh, Njësia Administrative Kryevidh.
Ndërsa ecim rrugës më të vjetrit na thonë “Na ka marrë malli të dëgjojmë fëmijë të luajnë me top, shkolla ka mbetur vetëm me 30 nxënës, të rinjtë kanë ikur jashtë, më pak se 190 banorë jemi në fshat”.
“Rruga, kanalizimet e kanalet kulluese mungojnë, si në Mesjetë sa herë bie shi uji na hyn brenda”.
T’i kthejmë Shqipërisë vajzat dhe djemtë.
Nuk mund të lejojmë plakjen e popullsisë.
Do të subvencionojmë bujqësinë që rinia të kthehet e të punojë në vendin e vet.
Subvencioni mbi të gjitha që të rinjtë që hapin biznese këtu dhe vendi të rigjej shpresën dhe energjinë!
#25Prill #ShqipëriaFiton