‘Dumani, kampion anti-korrupsion’, Lala: Inkurajim në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

‘Kampion i luftës anti-korrupsion’ ishte titulli që iu akordua kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, nga Departamenti amerikan i Shtetit, ndërsa medalja iu dha prokurorit nga Sekretari amerikan Anthony Blinken.

Gazetarja Klodiana Lala në “Opinion” në News24 tha se SHBA i dhanë Dumanit një vlerësim për ta inkurajuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lala tha se nga momenti kur Altin Dumani mori drejtimin e SPAK ka një tjetër qasje të hetimeve dhe mënyrës se si trajtohen çështjet nga Prokuroria Speciale.

Sot kemi ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetajn në arrati, ish-ministrin Lefter Koka në burg, ish-Kryeministri Sali Berisha i pandehur, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako në burg, ish-ministri Ilir Beqaj është prapa hekurave, ish-Presidenti Ilir Meta është në burg. Kemi goditjen e grupeve kriminale, kemi goditjen e organizatave kriminale.

Kemi bosët e Niklës të goditur, grupeve të Durrësit e Shijakut, organizatave të Elbasanit. SPAK ka shumë punë për të bërë, ka tendera miliona euro, ka konçensionet në shëndetësi që duhen hetuar me prioritet, po hetohet edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, të hetohen edhe krimet zgjedhore.

Dumani ka dhënë disa sinjale që konsiderohen domethënëse. Unë mendoj se Dumani ka çelur disa çështje, ai përfundon mandatin si Kryetar pas 1 viti dhe më pas pa edhe disa vjet mandat si prokuror i SPAK. Në këto kushte mendon se ky çmim është inkurajues”, tha Lala.

Artikulli paraprak‘Le Monde’ klasifikon Ramën në atlasin vjetor të gjeopolitikës në botë si autoritar dhe Shqipërinë vend me korrupsion endemik!
Artikulli tjetërKronikë e paralajmëruar e një puçi antikushtetues