‘Dumani, kampion anti-korrupsion’, Lala: Inkurajim në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

‘Kampion i luftës anti-korrupsion’ ishte titulli që iu akordua kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, nga Departamenti amerikan i Shtetit, ndërsa medalja iu dha prokurorit nga Sekretari amerikan Anthony Blinken.

Gazetarja Klodiana Lala në “Opinion” në News24 tha se SHBA i dhanë Dumanit një vlerësim për ta inkurajuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lala tha se nga momenti kur Altin Dumani mori drejtimin e SPAK ka një tjetër qasje të hetimeve dhe mënyrës se si trajtohen çështjet nga Prokuroria Speciale.

Sot kemi ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetajn në arrati, ish-ministrin Lefter Koka në burg, ish-Kryeministri Sali Berisha i pandehur, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako në burg, ish-ministri Ilir Beqaj është prapa hekurave, ish-Presidenti Ilir Meta është në burg. Kemi goditjen e grupeve kriminale, kemi goditjen e organizatave kriminale.

Kemi bosët e Niklës të goditur, grupeve të Durrësit e Shijakut, organizatave të Elbasanit. SPAK ka shumë punë për të bërë, ka tendera miliona euro, ka konçensionet në shëndetësi që duhen hetuar me prioritet, po hetohet edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, të hetohen edhe krimet zgjedhore.

Dumani ka dhënë disa sinjale që konsiderohen domethënëse. Unë mendoj se Dumani ka çelur disa çështje, ai përfundon mandatin si Kryetar pas 1 viti dhe më pas pa edhe disa vjet mandat si prokuror i SPAK. Në këto kushte mendon se ky çmim është inkurajues”, tha Lala.

Exit mobile version