Dumani nxjerr zbuluar Manjën dhe Gaz Bardhin/ Ja sa të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia

Gjatë raportit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, duket se ka nxjerr zbuluar marrëveshjen e realizuar nëpërmjet Ulsi Manjës dhe Gazment Bardhit për amnistinë penale, të cilët u betuan dhe u stërbetuan se nuk do të përfitonte askush prej të dënuarve për korrupsion nga GJKKO-ja.

Edhe pse në atë periudhë, PD e drejtuar nga Basha shprehu shumë herë shqetësimin për atë marrëveshje si një goditje që i bëhej drejtësisë së re, SPAK dhe GJKKO, palët e përfshira në atë pazar e mohuan shumë herë një gjë të tillë.

Koha e solli sot, që kreu i institucionit të SPAK-ut, Altin Dumani, të hedhë dritë përfundimisht mbi atë marrëveshje dhe sa përfituan nga pazari Manja-Bardhi lidhur me amnistinë penale.

Gjatë fjalës së tij kreu i SPAK-ut, Dumani, u shpreh:

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është në të drejtën e tij të miratojë amnistinë dhe kështu ka vepruar. Ajo që dua të them është që nga ky ligj kanë përfituar subjekte të cilët janë dënuar nga Gjykata e Posaçme. Për shembull, dyzet persona kanë përfituar përjashtimin nga dënimi, 65 persona kanë përfituar nga zbritja e dënimit, sipas nenit 5 të ligjit 33/04.”

Kjo deklaratë e Altin Dumanit i jep përfundimisht fund spekulimeve dhe nxjerr në pah të vërtetën e pazarit Manja-Bardhi, të cilët nëpërmjet votës për amnistinë penale synuan t’i çonin një mesazh kreut të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së lidhur me të korruptuarit e të dyja palëve, që nëse prokuroria dhe gjykata i dënon, politika nëpërmjet pazarit dhe marrëveshjes i liron.

Artikulli paraprakHalli familjar i Berishës si hall edhe i PS-së
Artikulli tjetërBasha publikon videon e Dumanit për amnistinë: Thelbi i pazarit është që Rama të mbajë pushtetin, ndërsa Berisha të vijojë teatrin