Durimi ka kufi, Basha: Një grusht pasurohen, ndërsa shumica varfërohet! (Video)

Gjendja e grevistëve në Poçem është pasqyra e gjendjes të të gjithë shqiptarëve. Kështu shprehet kreu i PD, Lulzim Basha, i cili bën edhe një paralajmërim të fortë teksa thotë se, një grusht njerëzish po pasurohen, ndërsa shumica po varfërohet.

Sipas liderit të opozitës, edhe durimi ka kufi.

“Ky është shembulli i gjendjes ku ndodhet e gjithë Shqipëria. Një grusht pasurohen,ndërsa shumica varfërohet. Durimi ka kufi. Dhe ky kufi është kaluar me kohë nga banda në pushtet që pasurohet sepse plaçkit shqiptarët”, shkruan Basha në postimin e tij më të fundit në Facebook.

Exit mobile version