Nga Joni Myshketa
Mbi 2000 ton mbetje toksike pritet të mbërrijnë këtë të diel në Durrës.
Është e vërtetë që Durrësi dhe durrsakët shquhen për karakteristikën e mikpritjes, por mbetjet toksike, helmet nuk I duam, pasi na dalin e teprojnë ata që kemi rreth e rrotull çdo ditë të vitit.
Pyetja që çdo qytetar durrsak e jo vetēm shtron është se cili do të jetë destinacioni I këtij kontigjenti helmues I cili pasi bëri xhiron e botës kthehet aty nga u nis.
Këtu bëhet fjalë për plot 2100 ton helm, mbetje toksike, dyshohet se është hiri I oxhaqeve të metalurgjikut.
I cili mund të rrezikojë jetën e mijëra banorëve pa asnjë dallim a kolorit politik.
Kërkojmë të bëhet transparencë e plotë në lidhje me këtë skandal:
1.Pse u rikthyhen pas afro 4 muajsh “shëtitje turistike”.
Cili është destinacioni I tyre duke filluar nga e diela.
Ku do të depozitohen e si do të trajtohen.
Sa rrezikohen qytetarët dhe a jemi të trajnuar mjaftueshëm për smaltimin e tyre duke pasur parasysh “suksesin” e qeverisë me inçeneratorët e jo vetëm.
Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse:
Ministritë përgjegjëse.
Bashkia Durrës.
Prefektura Durrës.
Autoriteti Portual Durrës.
Përgjigjet për sa më sipër dhe garancitë sipas ligjit, pasi këtu bëhet fjalë për jetën e qytetarëve.
Të vendosur deri në fund dhe me bindje të plotë se interesi I qytetit dhe qytetarëve vjen I pari jemi dhe do mbetemi kah tyre për të çuar deri në fund çdo nismë, mbrojtje apo denoncim ku abuzohet me të drejtat dhe kur pushteti qoftë qëndror apo lokal nuk përmbush detyrimet kundrejt bashkëkombasve.
Ftoj secilin prej Jush miq të na adresoni çdo problematikë apo rast abuzimi me pushtetin, vetëm së bashku nuk mund të injorohemi.
Sigurisht meritojmë më shumë…