Durrës, tritol fabrikës që administrohej nga një shtetas i huaj

I vendoset tritol një firme ndërtimi në Durrës, që merret me tregtimin e çimentos, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të kësaj të hëne, ndërsa sipas policisë së Durrësit, disa persona ende të paidentifikuar janë futur në ambientet e firmës dhe kanë vendosur lëndën shpërthyese.

Burimet bënë të ditur se, kjo firmë i përket administratorit Mihail Lazarov, me origjinë nga Bullgaria, ndërsa firma ndodhej në lagjen nr.14 të këtij qyteti.

Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere të cilat kanë bërë të mundur çmontimin e lëndës shpërthyese.

Ende nuk bëhen me dije arsyet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht burime pranë bluve të Durrësit bëjnë me dije se dy janë pistat kryesore që po hetohen: Mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose mund të jetë një kërcënim për administratorin e firmës.

Për hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës, nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.

Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Exit mobile version