Kreu i degës së PD në Durrës, Ferdinad Xhaferaj, ka reaguar lidhur me situatën tejet problematike të krijuar në qztetin bregdetar, ku në kulmin e sezonit turistik plehrat kanë mbuluar qytetin dhe po dekompozohen rrugëve.
Në një komunikim për mediat, Ferdinand Xhaferaj reagoi me kritika ndaj qeverisë dhe pushtetit lokal.
Ai theksoi se pastrimi i qytetit të Durrësit është kthyer në një dështim të madh për shkak të arrogancës , korrupsionit dhe paaftësisë së autoriteteve.
“Pastrimi i qytetit është dështimi më i madh ku bëhen bashkë arroganca, korrupsioni dhe paaftësia. Të gjithë jemi dëshmitarë ku u bë bashkë qeverisja qendrore dhe ajo lokale dhe e shpallën Porto Romanon emergjencë.
Por sot i gjithë Durrësi është bërë për tu shpallur emergjencë”, u shpreh tha Ferdinand Xhaferaj.