Durrsakët në protestës kundër Dakos për projektin e Velierës

Qytetarë, të mbështetur nga shoqëria civile zhvilluan protestën me mesazhin “Mos ma prek Dyrrahun”. Protestuesit kërkuan ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e Velierës, duke akuzuar krytarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako se me vendimet e tij po shkatërron vlerat arkeologjike të qytetit bregdetar. Mirela Jorgo, përfaqësuese e protestës u shpreh: “Janë koshientë për murrosjen e qytetit të tyre, po murrosen vlerat antike të popullit antik shqiptar. Durrësi nuk është vetëm i durrsakëve, Durrësi është i gjithë Shqipërisë, i përket të gjithë shqiptarëve. Durrësi duhet të bëhet koshient dhe gjithë popullata shqiptare që po varroset origjina e kombit shqiptar. Arkeologët i vlerësojnë gjetjet e reja historike në Durrës si një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore historike që nuk duhet varrosur. Ata po zhvillojnë punime në vendin ku dolën rrënojat, me qëllim çertifikimin e këtyre vlerave arkeologjike. Gjatë punimeve për pastrimin e themeleve të godinës otomane të shekullit XIX, që u gjetën në një pjesë të sheshit para Portit të Durrësit, aty ku më parë ndodhej kompleksi i statujave të këngëtarëve të muzikës botërore, kanë dalë në dritë dhe objekte të tjera pjesë e trashëgimisë historike të qytetit”. Unioni i Gazetarëve shqiptarë ka reaguar me anë të kryetarit Aleksandër Çipa për skandalin që po ndodh në Durrës, me punimet nën Torrën Veneciane. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë mure dhe ndërtime antike e mesjetare, të cilat rrezikohen të zhduken si pasojë e një projekti gjigant të shumëkritikuar të Bashkisë së Durrësit. UGSH ka kërkuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku Vangjush Dako që të reagojnë menjëherë për “krimin barabar që kanë firmosur”. Duke i konsideruar veprimet e dy zyrtarëve si antiligjore dhe antikombëtare, UGSH kërkon që të ndërhyhet me shpejtësi para se të jetë shumë vonë. “Unioni i Gazetarëve shqiptarë denoncon krimin barbar që po kryhet aktualisht mbi mjedisin arkeologjik pranë Torrës Veneciane në qytetin bregdetar të Durrësit. Unioni i Gazetarëve shqiptarë u bën thirrje gjithë mediave të vendit, gazetarëve dhe gjithë opinionit publik të reagojë fuqimisht në mbrojtje të pasurisë kombëtare arkeologjike në Durrës. Denoncojmë për këtë krim barbar përgjegjësit institucionalë dhe i drejtohem me emër ministres së Kulturës, zonjës Mirela Kumbaro dhe kryetarit të Bashkisë Durrës, zotit Vangjush Dako të ndërhyni sot, një orë e më parë për ta ndalur këtë barbari që keni firmosur. Nesër nuk do ju lënë qytetarët e këtij vendi dhe do të përballeni me ndëshkimin ligjor për një krim barbar antikombëtar dhe me pasoja mbi trashëgimninë arkeologjike të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve.

Artikulli paraprakCapello: Napoli do ta shpartallojë mbrojtjen e Realit
Artikulli tjetërAtletico bën mrekullinë, Sevilla thyen Las Palmas