Edi Rama ka lëvizur të gjithë gurët që ka në dorë për të mbajtur në detyrë të besuarin e tij në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, edhe pse mandati i tij ka skaduar prej 3 vitesh. Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj denoncoi dje rastin skandaloz ku gjyqtari Dvorani, i njohur si njeriu i Ramës, prej tre vitesh vijon të mbajë postin e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë edhe pse nuk ka mandat, çështje për të cilën është shprehur edhe te Gjykata Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese vendosi dhe e shpalli të përfunduar dhe të mbyllur mandatin e Ardian Dvoranit. Por Edi Rama nuk lejoi zbatimin e këtij vendimi. Me urdhrin e tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u publikua në kohë me qëllim të vetëm për të mbajtur në Gjykatën e Lartë të besuarin e tij. Ardian Dvorani vazhdon të okupojë një post gjyqtari në Gjykatën e Lartë. Edhe pse ka 3 vjet që i ka skaduar mandati, edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi se ai duhej të largohej, ushtarin e tij Edi Rama e mban në Gjykatën e Lartë në kundërshtim dhe shkelje të hapur të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama: nuk zbaton vendimet e gjykatave kur nuk i interesojnë, mban me çdo kusht veglat e tij në gjyqësor” tha Alibeaj. Ai theksoi se me Dvoranin e përjetshëm në shërbim të tij, me prenotimin e 25 vendeve në prokurori e gjykata për ushtarët e tij, duke bërë pseudo-konkurs pa shpallje e pa transparencë në Shkollën e Magjistraturës, me çdo rast që i jepet, Edi Rama po dëshmon se nuk do drejtësi të pavarur e profesioniste, por drejtësi të kapur e nën urdhërat e tij. “Ky është delegjitimimi më kriminal dhe i shëmtuar i drejtësisë. Partia Demokratike e dënon ashpërsisht, e shpall të papranueshëm dhe nuk do t’i pranojë kurrë Dvoranët e Ramës. Ata do të largohen nga zyrat që okupojnë, me hir apo me pahir”, u shpreh ndër të tjera Kreu i Departamentit për Rend dhe Siguri. Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për të larguar nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. PD kërkoi në Kushtetuese për të hequr një nen të ligjit të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit një anëtar largohet nga detyra vetëm pasi është zëvendësuar. “Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, në mbështetje të neneve 131/a dhe 134/1/c të Kushtetutës, si dhe të Ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, njëzëri vendosi pranimin e kërkesës”, thuhet në një njoftim të djeshëm të gjykatës. Padia e PD-së në këtë gjykatë u bë në prill të këtij viti, pas refuzimit nga ana e mazhorancës të 7 dekreteve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, ku shkak i këtij ngërçi institucional ishte gjyqtari Ardian Dvorani, të cilit edhe pse i ka mbaruar mandati më 17 shkurt 2014, ai vijon ta ushtrojë detyrën e tij.
Kryesore
Continue to the categoryBasha uron Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ditë krenarie, mirënjohjeje dhe...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët Ditën e Pavarësisë, duke e cilësuar si datën më të rëndësishme të identitetit kombëtar.
Ai...